Ndërmarrjet e Xinjiang-ut kanë fuqi të plotë për të nxitur tregtinë
2022-12-23 15:03:44

Në një kohë që është në funksion të plotë përgjigjja ndaj Covid 19 për të lehtësuar prodhimin, shumë lokalitete në të gjithë Kinën po lëvizin me shpejtësi për të nxitur tregtinë dhe investimet për jashtë vendit. Ndërmarrjet në Xinjiang, veç prodhimit për tregun e brendshëm,  kanë rritur prodhimin për tregun e huaj, pasi produktet e tyre po fitojnë  popullaritet në tregje si Rusia dhe disa vende të Azisë Qendrore. Fabrika me automjete inteligjente që lëvizin midis linjave të montimit për të transportuar materiale, të tjera që prodhojnë rrotullues inteligjentë, po punojnë për të gjetur tregje dhe nënshkruar marrëveshje të reja. 

 

VCG

VCG

Ndërmarrjet e Xinjiang-ut kanë fuqi të plotë për të nxitur tregtinë

 

 

Tek ecën në një fabrikë të operuar nga “Saurer Xinjiang Intelligent Machinery Co Ltd” gjen një ambient të ngarkuar me teknikë që kontrollojnë nga distanca prerëset laser dhe automjetet inteligjente që lëvizin midis linjave të montimit për të transportuar materiale.

 

"Punonjësit tanë tani punojnë jashtë orarit çdo ditë për të përmbushur afatin për një grup makinerish tjerrëse kompakte që do të eksportohen në Turqi",- tha Yan Yue, inxhinier prodhimi në kompani.

 

Yan shtoi se 85 për qind e porosisë, me një vlerë totale prej afro 100 milionë juanësh (14.39 milionë dollarë), është përfunduar dhe të gjitha produktet do të prodhohen para fundit të dhjetorit siç ishte planifikuar.

“Saurer” prodhon kryesisht rrotullues inteligjentë për rajonin autonom Xinjiang Uygur të Kinës Veriperëndimore dhe tregjet përgjatë “Një brez, një rrugë”. Sidoqoftë, prodhimi i tij u ndikua nga shpërthimet e Covid 19 këtë vit.

 

Shumë lokalitete në të gjithë Kinën po lëvizin me shpejtësi për të nxitur tregtinë dhe investimet e jashtme pasi vendi ka rregulluar përgjigjen e tij ndaj Covid 19 për të lehtësuar rikuperimin e prodhimit normal.

 

"Meqenëse Xinjiang ka optimizuar më tej masat e reagimit ndaj Covid 19, duke ndihmuar ndërmarrjet të zgjidhin vështirësitë në logjistikë dhe transport dhe duke përshpejtuar rifillimin e punës, objektivat tona të prodhimit për këtë vit në thelb mund të arrihen",- tha Pei Guoqing, kreu i kompanisë.

 

VCG

VCG

Dega në Xinjiang e “Shaanxi Automobile Group” ka eksportuar 50 traktorë në Azinë Qendrore që nga fundi i nëntorit, kur rifilloi gradualisht prodhimin, sipas Shi Xinli, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i kompanisë.

 

"Përveç tregut të Xinjiang-ut, produktet tona po fitojnë gjithashtu popullaritet në rritje në tregjet e huaja, si Rusia dhe disa vende të Azisë Qendrore", - tha Shi.

 

Këtë vit, autoritetet kineze në të gjitha nivelet kanë zbatuar një sërë politikash të favorshme për ndërmarrjet e goditura nga Covid 19 dhe kanë rritur përpjekjet për të zbutur zinxhirët industrialë dhe të furnizimit.

 

Departamenti i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit në Xinjiang ka koordinuar përpjekjet për të mbështetur kompanitë e "listës së bardhë" në shitjen e produkteve, prokurimin e lëndëve të para dhe pjesëve të pajisjeve rezervë, ndërtimin e projekteve kryesore dhe transportin e mallrave me rifillimin e prodhimit në mes të pandemisë.

 

Deri tani, më shumë se 70 firma të mëdha me të ardhura vjetore kryesore të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë në Xinjiang kanë rifilluar punën dhe prodhimin, tha departamenti.

 

VCG

VCG

Më 12 dhjetor, përfaqësues të ndërmarrjeve kryesore të industrisë nga Xinjiang u nisën për një udhëtim në vendet e Azisë Qendrore, duke përfshirë Kazakistanin, Taxhikistanin, Kirgistanin dhe Uzbekistanin për të kërkuar mundësi biznesi. Gjatë udhëtimit 10-ditor të organizuar nga qeveria rajonale, synimi i bizneseve të Xinjiang është vendosja e kontakteve të reja, angazhimi në negociata biznesi dhe të marrja pjesë në panaire tregtare.

 

Parhati Memetiyimin, zëvendës-menaxher i përgjithshëm ekzekutiv i “Xinjiang Zhongtai (Group) Co Ltd”, njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje të madhe për eksportet kimike në Kazakistan. Kompania po kërkon gjithashtu mundësi importi të naftës së papërpunuar.