Kina dhe India bien dakord të ruajnë sigurinë dhe stabilitetin në kufi
2022-12-23 15:13:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Raundi i 17-të i Takimit në Nivel  Komandantësh Korpusi Kinë-Indi u mbajt në anën kineze të pikës së takimit kufitar Moldo- Chushul të martën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës.

Të dy palët ranë dakord të ruajnë sigurinë dhe stabilitetin në terren në Sektorin Perëndimor.

Duke u mbështetur në përparimin e bërë pas takimit të fundit më 17 korrik 2022, të dy palët shkëmbyen pikëpamje mbi zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme përgjatë Vijës Reale të Kontrollit në Sektorin Perëndimor në një mënyrë të hapur dhe konstruktive.

Ata zhvilluan një diskutim të sinqertë dhe të thellë në përputhje me udhëzimet e dhëna nga krerët e shtetit për të punuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura sa më parë, gjë që do të ndihmonte në rivendosjen e paqes dhe qetësisë përgjatë Vijës Reale të Kontrollit në Sektorin Perëndimor dhe do të lejonte përparimin në marrëdhëniet dypalëshe.

Të dy palët pranuan të mbeten në kontakt të ngushtë, të ruajnë dialogun nëpërmjet kanaleve ushtarake e diplomatike dhe të gjejnë sa më parë një zgjidhje të pranueshme të çështjeve të mbetura.