Kina synon stabilizimin e çmimeve të trojeve e banesave
2022-12-23 15:19:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Burimeve Natyrore e Kinës njoftoi se do t’i japë përparësi stabilizimit të çmimeve të trojeve e të banesave dhe pritshmërive të tregut në një mbledhje të mbajtur të mërkurën.

Sipas ministrisë, politikat e tanishme për dhënien e trojeve të ndërtimit do të përmirësohen në kohën e duhur.

Ministria do të standardizojë publikimin e informacionit për trojet e ndërtimit dhe do të intensifikojë përpjekjet për të transformuar zhvillimin dhe përdorimin e tokës urbane.

Ministria theksoi gjithashtu detyra të tjera kryesore gjatë mbledhjes, duke përfshirë sigurinë ushqimore e energjetike dhe kthimin e Kinës në një fuqi detare.