Wang Yi: Kina dhe ShBA-ja duhet të bashkëpunojnë përpara sfidave globale
2022-12-23 15:11:00

Ministria e Jashtme e Kinës

Ministria e Jashtme e Kinës

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi vuri në dukje të enjten se Kina dhe ShBA-ja duhet të punojnë bashkë që të përballojnë sfidat globale.

 

Wang i tha këto gjatë takimit në Pekin me John Thornton, bashkëdrejtori global i “Asia Society”, një organizatë joqeveritare me seli në Nju-Jork që promovon të ardhmen e përbashkët të Azisë dhe botës.

 

Wang Yi vuri në dukje që përpara sfidave globale, si ndryshimet klimatike dhe krizat ushqimore e energjetike, Kina e ShBA-ja, si dy vende kryesore të përgjegjshme, duhet të bashkëpunojnë, çka është edhe ajo që shpreson bashkësia ndërkombëtare.

 

Ai shtoi që Kina mban qëndrim të hapur për dialog me ShBA-në në të gjitha nivelet.

 

Ministria e Jashtme e Kinës

Ministria e Jashtme e Kinës

Thornton nga ana e tij theksoi që ShBA-ja dhe Kina duhet të jenë partnere strategjike që mund të punojnë bashkë.

 

Gjatë takimit, Wang e nxiti palën amerikane të zbatojë konsensusin e arritur mes dy krerëve të shtetit, kur u takuan në Bali të Indonezisë muajin e kaluar.

 

Pala amerikane duhet ta shikojë Kinën ashtu siç është, të ndalojë kufizimet dhe presionet e pajustifikuara dhe të rikthehet në ndjekjen e një politike pozitive pragmatike ndaj Kinës.

(Jiang Lei)