Putin: Rusia do të vazhdojë të forcojë Forcat e Armatosura
2022-12-23 14:50:06

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aftësia luftarake e Forcave të Armatosura ruse po rritet dita ditës dhe Rusia me siguri do ta përshpejtojë këtë proces, deklaroi presidenti Vladimir Putin, në një takim të Bordit të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Qëllimi ynë është të zbatojmë të gjithë fushën e masave të nevojshme për të arritur një rinovim dhe përmirësim cilësor të Forcave të Armatosura”,- tha Putin, citon “Xinhua”.

Ai urdhëroi ushtrinë të ruajë dhe përmirësojë gatishmërinë luftarake të treshes bërthamore, e cila është garancia kryesore për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, barazisë strategjike dhe ekuilibrit të përgjithshëm të forcave në botë.

Niveli i armatimeve moderne në forcat strategjike bërthamore të Rusisë ka tejkaluar 91 për qind, tha Putin, dhe ne do të zbatojmë të gjitha planet tona për të pajisur forcat strategjike me sistemet më të fundit të armëve.

Presidenti Putin theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së numrit të avionëve luftarakë dhe bombarduesve që operojnë në zonën e mbuluar nga sistemet moderne të mbrojtjes ajrore dhe e cilësoi një detyrë urgjente përmirësimin e dronëve.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, propozoi rritjen e numrit të Forcave të Armatosura ruse në 1.5 milionë ushtarakë, duke përfshirë 695.000 ushtarë me kontratë. (Irma)