Rëndësia e projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit
2022-12-23 11:19:36

Projekti i portit (Foto atsh.al)

Projekti i portit (Foto atsh.al)

Në Tiranë është prezantuar projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.  Një projekt për zhvillimin e njëkohshëm të një porti modern marine në Durrës dhe një tjetri për mallrat në Porto Romano pritet të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Për Radio Ejani flet eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi

Bardhi Sejdarasi (Foto  CMG)

Bardhi Sejdarasi (Foto  CMG)

CMG: Çfarë do të sjellë ky port dhe përse gjithë këto diskutime lidhur me të?

Bardhi Sejdarasi: Është një temë që ka pasur shumë debat, por shumica e njerëzve të cilët flasin nuk kanë informacion. Bëhet fjalë për një port të rëndësishëm të Shqipërisë, është i 25- ti në radhë. Ky projekt ka filluar në periudhën tetor- nëntor 2020 dhe është realizuar një marrëvedhje midis qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila quhet marrëveshja bazë dhe që parashikon të gjitha realitetet që do të ndodhin në momentin e realizmit të projektit. Tashmë është kaluar kjo fazë pasi Këshilli i Investimeve Strategjike e ka miratuar të gjithë ofertën e Moohamed Alabbar, i cili ka investuar në këtë nivel në tetë vende të tjera të botës arabe. Qeveria shqiptare, duke patur garancinë dhe një projket të studiove shumë të rëndësishme ka arritur të ketë këto realizime që i japin jetë këtij porti. Janë dy ndërmarrje, njëra “Durrës yacht marina’ dhe tjetra “Durrës marina’, por pavarësisht gjithçkaje ajo mbetet tokë shtetërore.

Projekti ka filluar të realizohet dhe punimet për ribonifikimin duke qenë një zonë e industriale dhe asnjëherë e banuar. Pallati i parë që ndërtohet gjatë dy viteve është shitur brenda një dite, sigurisht që pagesa nuk bëhet e plotë, por me një fee të caktuar. Gjykoj që është një projekt shumë i rëndësishëm që zgjidh edhe një problem shumë të madh, atë të transferimit të Portit Tregtar të Durrësit, i cili pavarësisht historikut që duhet vlerësuar, me zhvillimin e bregdetit kishte krijuar probleme me ndotjen. Projekti i ri shton edhe 700 metra plazh të ri, transferimi i portit tregtar kirjon mundësinë e ndërtimit të një poli të dytë, për të cilin kompania holandeze kishte që në 2009 që ka nisur dhe punimet për transferimin e Porto Romanos.

CMG: Përse u zgjodh Durrësi dhe Shqipëria për ta zhvilluar këtë projekt?

Bardhi Sejdarasi:  Durrësi u zgjodh për shkak të pozicionit strategjik që ka në të gjithë Mesdheun, ka një pozicion që lidh të gjitha vijat bregdetare nga Adriatiku dhe Joni. Ai e kishte rëndësinë ishte aty nuk e zbuluan tani, të gjitha magjistralet që dilnin nga Durrësi krijonin lidhje me Ballkanin dhe Europën. Kryqëzohen rrugët, ka përballë Italinë dhe ka një studim, i cili deklaron se janë rreth 500 miliardë euro mallra nga vende të Europës, që kërkojnë import për të dalë në pjesën tjetër të Europës. Ne kishim nevojë për një port të standardit të lartë dhe vërtet ka më pak vende ankorimi se Vlora, por në Durrës do të qasen anjie 120 metra e lart.  Investitorët e kanë parë të arsyeshëm ndërtimin e tij, duke u nisur nga rëndësia e këtij porti dhe secili vjen që të fitojë, por unë gjykoj që është një mundësi e mirë jo vetëm për Durrësin dhe Shqipërinë, por për të gjithë Europën Juglindore. Për shkak të këtij investimi do të kemi 4-5 % rritje të prodhimit të brendshëm bruto që deri më tani nuk e kemi pasur.

CMG: Do të jetë një nga portet më të rëndësishëm të rajonit, por sa do ta zhvillojë Durrësin?

Bardhi Sejdarasi : Nuk e vë aspak në dyshim zhvillimin që lidhet në këtë zonë, e para në ndërtimin e këtyre projekteve ndodh rritja e vlerës së pasurive të paluajtshme. Pjesa e Durrësit lidhet me një lagje të re, e cila do t’i ketë të gjitha komoditetet e një lagjeje europiane dhe nga 86 mijë metra vetëm 4 mijë janë ndërtim, ndërsa pjesa tjetër është e lirë. Ka dhe një kazino për të gjithë dhe kjo i shton Durrësit një nivel të ri jetese dhe argëtimi. Ky është një investim i provuar në shtete të tjera, ku është vërtetuar që kjo sjell vlera për vendin. Një projekt i tillë po bëhet dhe në Beograd me ndërtesa të shumta dhe pritet të përfundojë së shpejti.

Maketi i Portit të Durrësit (foto atsh.al)

Maketi i Portit të Durrësit (foto atsh.al)

CMG: Sa interes ka pasur nga shqiptarët dhe të huajt për të blerë apartamente në këtë zonë ?

Bardhi Sejdarasi: Vura re që ka shumë shqiptarë dhe sigurisht dhe nga vende të tjera. Njërëzit ishin në radhë dhe regjistrimi i pallatit të parë mbaroi brenda gjysmës së ditës së parë, që do të thotë se interesi është i madh nga magjia e projektit të Alabbar. Çudia ishte tek çmimet, sepse unë mora planin e fizibilitetit dhe pashë që  në vitin e parë çmimi për metër katror ishte 1500 euro, në vitin e dytë shkonte 2082. Ajo që e bën interesante është komoditeti që ofron dhe cilësia e pajisjeve, që janë të standardit europian. Gjykoj që është shans i mirë për Durrësin dhe Shqipërinë dhe do të ketë investitorë të tjerë që do të jenë të interesuar. Me ndërtimin dhe të hekurudhës do të kemi rritje të fluksit të mallrave dhe në të tilla raste buxheti i shtetit fiton. Ajo që kam merak është që këto të ardhura të shpërndahen për ata njerëz që kanë nevojë.

 

CMG: Pas 20 viteve ky port do të jetë funskional apo jo?

Bardhi Sejdarasi: Jo. Autoritete thonë se do të jetë më parë, deri 7 vite bëhet ndërtimi dhe më pas transferohet Porti Tregtar në Porto Romano. Maksimumi 10 vite do të jetë çdo gjë gati, gjithçka mbetet aty lëviz vetëm porti tregtar. Çmimet janë të ulta për ta bërë më atraktiv dhe të populluar.