Si e shohin fëmijët dhe adoleshentët Botërorin e Futbollit
2022-12-22 12:25:16


Përfundoi me mjaft emocione dhe spektakël të vërtetë edicioni i 22-të i Kupës së botës “Katar 2022” që u zhvillua për herë të parë gjatë stinës së dimrit. Argjentina u shpall kampione e botës për herë të 3-të në historinë e saj ku mundi në finale Francën, në një ndeshje spektakolare. Futbollistët e famshëm Messi dhe Mbape ishin të jashtëzakonshëm në këtë finale ku francezi Mbappe shënoi 3 gola dhe Messi 2. Për Radio Ejani kanë sjellë opinionet e tyre  fëmijët, rreth Botërorit “Katar 2022”.

Luis 13 vjeçar është nxënës në klasë të shtatë. Cilat janë përshtypjet e tij nga ky Kampionat Botëror i Futbollit?

CMG: Sa e kanë ndjekur moshatarët e tu Botërorin “Katar 2022”?

Luis: Këtë Botëror e kanë ndjekur shumë nga shokët e mi, vajzat jo shumë.

CMG: Cilat kanë  qenë bisedat më të diskutuara me shokët rreth këtij Botërori?

Luis: Kryesisht ka qenë diskutimi për disa shtete të vogla, që në këtë Botëror kanë mundur disa ekipe favorite.

CMG: Ti për cilin ekip bëje tifo dhe cili është lojtari yt i preferuar?

Luis: Unë këtë botëror kam qenë me Argjentinën, ndërsa lojtari i preferuar është Lionel Messi. Argjentina ka patur shumë lojtarë të mirë dhe e Meriton fitoren.

CMG: Çfarë të bëri përshtypje ty tek ky Botëror?

Luis:  Në këtë Botëror më bëri përshtypje fitorja e Marokut dhe humbja e Portugalisë me rezultanin 1-0 për Marokun, Kroacia kundra Brazilit ku u kualifikua Kroacia me penallti.

Henri dhe Franklin janë nxënës në klasën e pare, por ndjekës të futbollit

CMG: Përshëndetje fëmijë! Në çfarë klase jeni?

Henri: Në klasën e parë.

Franklin: Jemi në klasë e parë.

CMG: Me cilin ekip ishit ju në këtë Botëror?

Henri: Me Francën.

Franklin:  Edhe unë me Francën.

CMG: Cili është lojtari juaj i preferuar?

Franklin: Lojtari im i preferuar është Mbappe.

Henri: Ndërsa lojëtari im i preferuar është Ronaldo.

CMG: Cila nga ndeshjet ka qenë më e bukur?

Henri: Franca me Argjentinën.

Franklin: Mua më ka pëlqyer ndeshja e Francës me Marokun, që fitoi me rezultatin 2-0 për Francën.

CMG: Cili ishte ekipi më i mirë i këtij Botërori?

 Henri dhe Franklin: Francaaaa !

CMG: Cili nga ju të dy merret me futboll?

Henri: Unë merrem me futboll dhe jam mesfushor.

CMG: Me cilin ekip do luaje dhe për cilin shtet nëse do të jepej mundësia të zgjidhje?

Henri: Nëse do më jepej mundësia për të zgjedhur, do zgjidhja ekipin e Partizanit dhe do  të luaja për Shqipërinë.

Franklin: Ndërsa unë dua të këndoj një këngë që ia kanë dedikuar lojtarit tim të preferuar Mbappe, në vitin 2018.

CMG: Ti Franklin bëje tifo për Francën dhe lojtarin e preferuar Mbappe, që i këndon edhe këngën, por a u mëzite shumë që nuk e fitoi Franca Botërorin?

Franklin: U mërzita shumë, sidomos në pjesën e parë kur bëri golat Messi dhe Di Maria nga Argjentina.

CMG: Po kur bëri golat Mbappe nga ekipi i Francës, a u gëzove?

Franklin: U kënaqa shumë kur bëri golat Mbappe.

CMG: Ku e ndoqe finalen?

Franklin: Pjesën e parë e ndoqa në shtëpi dhe pjesën e dytë në qendër.

CMG: Cila është gjëja më e bukur e këtij Botërori për ty?

Franklin: Golat që ka shënuar Mbappe dhe që u shpall golashënuesi më i mirë.

CMG: Çfarë do i thoje atij tani?

Franklin: Që je lojtari më i mirë në botë.

CMG: Faleminderit për përgjigjet e mençura dhe suksese në mësime!

Ky Botëror “Katar 2022” përfundoi me shumë emocione jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët, të cilët kanë bërë tifo si të rriturit, por me një ndryshim, me më shumë dashuri dhe emocione të pastra e të sinqerta.

Çmimet e dhëna për Katar 2022:

I riu më i mirë – Enzo Fernandez (Argjentinë)

Portieri më i mirë – Emiliano Martinez (Argjentinë)

Golashënuesi më i mirë – Kylian Mbappe (Francë)

Futbollisti më i mirë – Lionel Messi (Argjentinë).

Në vendin e 3-të u rendit Kroacia dhe në vendin e 4-t Maroku, i cili u cilësua si surpriza e këtij Botërori. Kostoja që Katari ka shpenzuar  për të mirëpritur Kupën e Botës arriti deri në 229 miliard dollarë, ku u ndëruan shtatë stadiumeve të reja, një rrjet metroje që lidh stadiumet, një aeroport, spitale, hotele dhe qendra tregtare. Numri i spektatorëve, sipas FIFA-s, këtë vit ka qenë rreth 5 miliard, që kanë ndjekur Kupën e Botës. Ky Botëror ishte  i fundit për dy lojtarët më të mirë  në botë,  Kristiano Ronaldon dhe Lionel Messin edhe pse nuk e ka bërë ende zyrtare. Pa dyshim Mesi mund të quhet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave me trofetë e fituara duke thyer çdo rekord. Botërori 2026 do të luhet në tri shtete  SHBA, Kanada dhe Meksikë dhe do të ketë ndryshim formati, nga 32 ekipe që ka qenë deri tani, për herë të parë do të jenë 48 ekipe në fazën finale.

Intervistoi: Sava Lena