Kryeministri Li: Paketa e politikave për stabilizimin e ekonomisë duhet të zbatohet në mënyrë efektive
2022-12-22 14:25:23

foto/VCG

foto/VCG

Kryeministri kinez Li Keqiang ka kërkuar zbatimin efektiv të një pakete masash politike për stabilizimin e ekonomisë.

Ai e bëri këtë thirrje gjatë kryesimit të një mbledhjeje ekzekutive të Këshillit të Shtetit të martën, disa ditë pas mbajtjes së Konferencës Qendrore vjetore të Punës Ekonomike, e cila theksoi rëndësinë e stabilitetit ekonomik si një përparësi kryesore vitin e ardhshëm.

foto/VCG

foto/VCG

Në mbledhje u tha se duhet të bëhen përpjekje për zbatimin e konsensusit të arritur në konferencën ekonomike, si edhe për stabilizimin e rritjes, punësimit e çmimeve, për t’i mbajtur treguesit kryesorë ekonomikë të vendit në sferën e duhur.

Në mbledhjen e së martës u ritheksua mbështetja për rritjen e besimit të sipërmarrjeve private dhe për t'i ndihmuar ato të zhvillohen më tej.

foto/VCG

foto/VCG

Mbledhja kërkoi edhe që të plotësohet kërkesa e njerëzve për materiale e barna për parandalimin e epidemisë, si edhe që të forcohet bashkëpunimi me vendet e tjera, për  të importuar mallrat që nevojiten urgjentisht në një mënyrë të arsyeshme.   (Fang Xiaoyu/Artan)