NATO me qendër ekselence në Shqipëri
2022-12-22 13:17:42

NATO do të hapë një qendër ekselence për municionet në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas një takimi të martën me komandantin Suprem të Aleancës për Transformimin (SACT), gjeneral Philippe Lavigne, përcjell “RTSH”.

Ministri Peleshi tha se hapja e qendrës së ekselencës të NATO-s për municionet në Shqipëri, në bashkëpunim me Komandën Amerikane për Evropën është një tjetër ambicie që tregon përkushtimin e palës shqiptare.

Ministri Peleshi tha se në takim u diskutua mbi sfidat në kufirin lindor të Aleancës, situatën në rajon, sigurinë kibernetike, angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe Aleancës për Transformimin si dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura.

Ministri Peleshi siguroi se veç rritjes së kontributit me trupa, Shqipëria parashikon rritjen e investimeve në mbrojtje brenda vitit 2024. (Elona)