Kina zgjedh qytetet më të lumtura të vitit 2022
2022-12-22 13:38:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dhjetë kryeqendra provinciale dhe qytete të mëdha dhe 11 qytete të tjera në nivel prefekture janë renditur si qytetet më të lumtura në Kinë për vitin 2022, sipas një forumi të mbajtur të mërkurën në Hangzhou, kryeqendra e provincës Zhejiang të Kinës Lindore. Qytetet më të lumtura përfshijnë Chengdu, Hangzhou, Ningbo, Xining, Guangzhou, Changsha, Shenyang, Hefei, Qingdao dhe Nanjing. Dhjetë qytete të nivelit të qarkut dhe 10 rrethe urbane u zgjodhën gjithashtu si vendet më të lumtura.

Qytetet u zgjodhën nga revista “Oriental Outlook” dhe instituti i mendimit “Liaowang” të drejtuara nga agjencia e lajmeve “Xinhua”, në një proces dymujor që përfshinte mbledhjen e të dhënave të mëdha, pyetësorë dhe diskutime në panel.

Qytetet janë përzgjedhur për përpjekjet e tyre për mirëqenien e njerëzve dhe kërkimin e zhvillimit cilësor, zhvillimit të gjelbër dhe qeverisjes së mirë. Ndjenja e lumturisë së banorëve të tyre lidhet gjithashtu me arsimin lokal, punësimin, të ardhurat, mirëqenien sociale, kujdesin shëndetësor dhe kushtet e jetesës. Qytetet më të lumtura në Kinë shpallen çdo vit që prej 2007-s. (Elona)