Krijimi i normalitetit të ri të bashkëjetesës harmonike midis njeriut dhe natyrës
2022-12-21 12:46:53

Sipërfaqja e ligatinave të Kinës arrin në 56.35 milionë hektarë, duke zënë 4 % të ligatinave në botë dhe duke u renditur e katërta në botë, ndërsa numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura natyrore ligatinore ka arritur në më shumë se 2200. Kina ka shpallur "Ligjin për mbrojtjen e ligatinave", i cili përfshin ligatinat e rëndësishme në vijën e kuqe të mbrojtjes ekologjike, dhe planifikon të përfshijë 11 milionë hektarë ligatina në sistemin e parqeve kombëtare. Aktualisht, ndër 43 "qytetet ligatinore ndërkombëtare" në botë, Kina ka 13, duke u renditur e para midis të gjitha vendeve.