Infeksionet respiratore, në rritje në Republikën Çeke
2022-12-21 18:38:36

foto nga VCG

foto nga VCG

Infeksionet e frymëmarrjes janë në rritje në Republikën Çeke, me numrin e rasteve që u rrit në 2343 për 100.000 banorë javën e kaluar. Ministria e Shëndetësisë e vendit bëri të ditur se numri i infeksioneve, që përfshin gripin, RSV (virusin sincicial të frymëmarrjes) dhe SARS-CoV-2, u rrit me 33.6 për qind krahasuar me javën e kaluar, përcjell “Xinhua”. 

“Një rritje e sëmundshmërisë është regjistruar në të gjitha rajonet dhe në të gjitha grupmoshat. Bazuar në zhvillimin dhe rritjen e mëtejshme të sëmundshmërisë, situata aktuale mund të përshkruhet si një epidemi e vazhdueshme e gripit”,- thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, ka vetëm dy zona në vend ku infeksionet nuk kanë arritur ende nivele epidemike, Praga dhe rajoni i Bohemisë Jugore.

“Mund të supozohet se numri i pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes do të rritet në javën e ardhshme. Njerëzit duhet të shmangin grupet e mëdha sa më shumë që të jetë e mundur dhe veçanërisht të ndjekin rregullat bazë të higjienës në një masë të shtuar”,- këshilluan autoritetet. 

Sipas mediave lokale, disa spitale në Pragë kanë filluar të kufizojnë vizitorët për shkak të rritjes së numrit të rasteve me infeksione respiratore. (Elona)