Putin dhe Lukashenko takohen për të forcuar lidhjet ruso-bjelloruse
2022-12-21 17:35:59

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti rus, Vladimir Putin, vizitoi Minskun dhe zhvilloi bisedime me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko, të hënën, për të rritur bashkëpunimin gjithëpërfshirës midis dy vendeve, përcjell “Xinhua”.

“Çështjet kryesore të marrëdhënieve ruso-bjelloruse në sferat ekonomike, kulturore, humanitare, të sigurisë dhe të mbrojtjes u diskutuan në një mënyrë konstruktive”,- tha Putin në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit.

Duke i quajtur të dy vendet aleatët më të afërt dhe partnerët strategjikë, Putin tha se Rusia dhe Bjellorusia po thellojnë vazhdimisht integrimin ekonomik së bashku duke i rezistuar presionit të sanksioneve dhe duke koordinuar hapat për të minimizuar ndikimin e kufizimeve perëndimore. Qarkullimi tregtar dypalësh do të arrijë një rekord prej mbi 40 miliardë dollarë amerikanë deri në fund të këtij viti, ndërsa Rusia mbetet investitori më i madh në ekonominë bjelloruse me mbi 4 miliardë dollarë, vuri në dukje ai.

Në konferencën për shtyp, Lukashenko tha se i konsideron bisedimet për çështjet kryesore të bashkëpunimit bjelloruso-rus si konstruktive dhe të frytshme.

“Sot mund të themi pa mëdyshje se së bashku jemi në gjendje jo vetëm të mbijetojmë, por edhe të gjejmë mundësi për zhvillimin e ekonomive tona”, - tha ai. (Elona)