20 varre antike zbulohen në veri të Egjiptit
2022-12-21 18:07:59

Varret ne Egjipt (Foto Egypt Today)

Varret ne Egjipt (Foto Egypt Today)

Një ekip arkeologjik egjiptian zbuloi 20 varre që datojnë nga dinastia e 26-të e Egjiptit të lashtë, nga viti 664 deri në 525 p.e.s.. 

Sipas Ministrisë egjiptiane të Turizmit dhe Antikiteteve, varret u zbuluan në vendin e Tell El Deir (Kodra e Manastirit) në qytetin verior Damietta.

Këto zbulime, sipas ministrisë, do të rishkruajnë historinë e qytetit, citon “Xinhua".

Varret ishin të ndarë në struktura gëlqerore, zakonisht të rezervuara për të pasurit, dhe kanale të thjeshta të përdorura për njerëzit e shtresave të ulëta. (Elona)