Kina bën thirrje për shtimin e ndihmës për Afganistanin
2022-12-21 19:26:21

Një përfaqësues kinez i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të shtojë ndihmën dhe mbështetjen ndaj Afganistanit.

Afganistan(Foto:VCG)

Afganistan(Foto:VCG)

Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Afganistan, i dërguari i përhershëm i Kinës në OKB Zhang Jun tha që Afganistani ndodhet në një fazë kyçe dhe ende ka një rrugë të gjatë për të bërë drejt zhvillimit paqësor.

“Populli afgan nuk duhet të harrohet”, tha z. Zhang.

Ai bëri thirrje gjithashtu për luftë të vendosur kundër terrorizmit, duke nxitur bashkësinë ndërkombëtare të tregojë solidaritet e bashkëpunim, të braktisë standardet e dyfishta dhe politizimin e ta ndihmojë Afganistanin të godasë në mënyrë efektive terrorizmin dhe krimin e organizuar.

Afganistan(Foto:VCG)

Afganistan(Foto:VCG)

“Ndiejmë keqardhje që pasuritë e ngrira të Afganistanit jashtë vendit ende nuk po i kthehen popullit afgan”, shtoi z. Zhang, duke nxitur më shumë përkrahje ndërkombëtare për t’i ndihmuar afganët t’u bëjnë ballë vështirësive të jetesës.

Ai vuri në dukje edhe dosmodoshmërinë për masa të gjithanshme për ta mbështetur Afganistanin të arrijë zhvillimin. “Problemet e Afganistanit janë të ndërlikuara e të ndërlidhura dhe duhet të zgjidhen nga rrënjët. Të drejtat e arsimit e të punësimit të grave dhe të vajzave duhet të respektohen. Të gjitha palët përkatëse duhet të ndalojnë fajësimin e të tjerëve dhe të mbajnë qëndrim të vendosur, të kenë durim e të bashkëpunojnë, duke vënë në plan të parë të ardhmen e Afganistanit”, tha përfaqësuesi kinez.

Sipas tij, fqinjët dhe vendet afër Afganistanit kanë bërë përpjekje të mëdha për mbështetjen e procesit paqësor në këtë vend. “Kina është e gatshme të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për t