Kryetari i COP15: Kina do të lehtësojë zbatimin e marrëveshjes së OKB-së mbi biodiversitetin
2022-12-21 18:14:14

Kina do të lehtësojë zbatimin e marrëveshjes së OKB-së mbi biodiversitetin, të miratuar në COP15, tha të martën Huang Runqiu, kryetari i COP15-s dhe ministri kinez i Ekologjisë dhe i Mjedisit.

Arrihet (Foto:VCG)

Miratohet Korniza Globale e Biodiversitetit Kunming-Montreal, Montreal, Kanada, 20 dhjetor 2022. /CFP(Foto:VCG)

E njohur si mbledhja e 15-të e Konferencës së Palëve të Konventës së OKB-së për Diversitetin Biologjik, COP15 u mbyll pas gati dy javësh negociatash me miratimin e Kornizës Globale të Biodiversitetit Kunming-Montreal, që ka për qëllim zhbërjen e humbjes së biodiversitetit.

Kina do të udhëheqë aktivisht zbatimin e objektivave dhe qëllimeve në kuadër të kornizës dhe do të sigurojë që vendimet e duhura të zbatohen plotësisht, tha Huang në një konferencë shtypi në Montreal të Kanadasë.

Si vendi më i madh në zhvillim në botë, Kina do të përmbushë detyrat dhe detyrimet e saj sipas kornizës, theksoi Huang.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina do të vijojë të japë mbështetje për vendet në zhvillim brenda aftësive të saj, tha Huang, duke vënë në dukje se Kina është kontribuesja më e madhe në mekanizmin e financimit për mjedisin global të Konventës për Diversitetin Biologjik ndërmjet vendeve në zhvillim.

Përveç mbështetjes me fonde, Kina ka ofruar gjithashtu mbështetje teknike dhe trajnim për vendet e tjera në zhvillim në fushën e mbrojtjes së biodiversitetit në kuadrin e bashkëpunimit Jug-Jug, tha përfaqësuesi kinez.

Si vend kryetar i COP15-s, Kina organizoi mbledhjen e fazës së parë në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore, në vitin 2021.

Faza e dytë e COP15-s u mbajt në Montreal të Kanadasë, duke vijuar me temën "Qytetërimi ekologjik: Krijimi i një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë jetën në Tokë."(Artan)