Neuroshkenca (Foto: Albania Post)
Në Shqipëri po zhvillohet Olimpiada e Neuroshkencës, e cila bën bashkë nxënës gjimnazistë shqiptarë, të cilët do të përzgjidhen për të studiuar jashtë vendit në këtë fushë.
International Brain Bee (IBB) apo Lëvizja Ndërkombëtare Brain Bee, është një Olimpiadë në fushën e Neuroshkencës që zhvillohet në rang botëror, ndërmjet finalistëve të shkollave të mesme, të vendeve të ndryshme, të apasionur pas lendëve si Biologjia dhe të tjera që ndërthuren me të. Kjo është sjellë në Shqipëri nga Laura Loli, eksperte e shëndetit mendor, e cila ka një eksperiencë mbi 25 vjeçare në këtë fushë.
“Në kuadër të sjelljes së Olimpiadës së Neuroshkencës është për t’u duartrokitur fakti që ka një interes shumë të madh mes të rinjve nga Tirana apo rrethet e tjera si Durrësi, Elbasani, Berati, Lushnja, Burreli, pra është një përqafim shumë i mirë i saj në të gjithë Shqipërinë nga të rinjtë. Do të marrin pjesë nxënësit e viteve XI-XII të shkollave të mesme dhe finalisti që do të fitojë në maj të vitit 2023 do të përfaqësojë Shqipërinë”, shprehet Loli.
Shëndeti mendor (Foto:Ima.al)
“Brain Bee ALBANIA” do të zhvillohet për herë të parë në maj 2023 në Tiranë dhe finalisti apo finalistja do të përfaqësojë Shqipërinë në rang botëror në gusht 2023.
“Gjithmonë kjo nismë vjen si kontribut i imi me aq sa mundësi kam në fushën e përparimit të të rinjve. Toronto në Kanada sferën e shëndetit mendor dhe neuroshkencën, pjesë e së cilës është edhe olimpiada e ka jashtëzakonisht të zhvilluar vëmendjen për shëndetin mendor.”, shton Loli.
Kjo Olimpiadë zhvillohet falas për të gjithë pjesëmarrësit në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Detaje të tjera do t’ju konfirmohen pjesëmarrësve në një të ardhme të afërt. Fituesi në nivel kombëtar merr pjesë në Olimpiadën Botërore, e cila zhvillohet në vende të ndryshme të botës çdo vit.
Brain Bee (Foto personale)
“ Çrregullimet e shëndetit mendor janë shumë të përhapura në të gjithë botën dhe në Shqipëri dhe trajtimet janë të shumëllojshme dhe shumë të pranishme në Amerikën e Veriut, veçanërisht psikoterapia. Në Shqipëri është tashmë e pranishme kjo metodë e kujdesit apo dhe shërbimet e shumta janë funksionale. Mbas disa viteve stigma për kujdesin mendor do të largohet dhe do të shtohet vëmendja për marrjen e mediakmaneteve të nevojshme në të gjithë botën. Mesazhi më shpresëdhënës i imi për të rinjtë është: ashtu sikurse unë 25 vjet të shkuara do të isha sot duke organizuar këtë olimpiadë dhe sa me afër dijes të qëndrojnë aq më pranë saj kanë për të shkuar.” u shpreh Laura Loli.
Kjo Olimpiadë zhvillohet falas për të gjithë pjesëmarrësit në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Përqafimi i kësaj Olimpiade në shkallë sa më të gjerë nga cilido që tërhiqet nga Neuroshkenca dhe sferat ndërthurrëse të saj, janë gurë themeli në zhvillimin me sukses të kësaj Olimpiade.