Prezantohet strategjia kombëtare e punësimit dhe aftësive 2023-2030
2022-12-20 15:52:14

 Strategjia e punesimit (Foto:ATSh)

Strategjia e punesimit (Foto:ATSh)

Ministria shqiptare e Financave dhe Ekonomisë publikoi draft-strategjinë kombëtare të punësimit dhe aftësive 2023-2030, njofton “ATSH”.

Vizioni i këaj strategjie është “Punësim cilësor dhe aftësim gjatë gjithë jetës, për të gjithë”.

Strategjia ndërthur nevojën për të konsoliduar mekanizmat kryesorë të funksionimit të tregut të punës dhe zhvillimit të aftësive dhe për t’u siguruar që askush mos të mbetet pas.

Strategjia adreson 16 sfida dhe formulon 16 zgjidhje.

Strategjia vazhdon të qëndrojë e hapur për konsultim publik deri në datën 23 dhjetor 2022.

Në Shqipëri, shkalla e papunësisë shkon deri në 12 për qind. (Fatosi)