A mund të realizohen këtë herë premtimet e ShBA-së?
2022-12-20 14:50:41

Pas organizimit në Uashington të Samitit të dytë ShBA-Afrikë, Shtëpia e Bardhë deklaroi se në samit janë theksuar premtimet e ShBA-së për thellimin e marrëdhënieve me palën afrikane dhe administrata e  Biden-it planifikon të investojë të paktën 55 miliardë dollarë amerikanë në Afrikë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Por këto deklarata kanë tërhequr dyshime të gjera.

Së pari, disa analistë vunë në dukje se ky veprim i ShBA-së nuk synon ndihmën ndaj Afrikës, por është nisur nga interesat gjeopolitike. Një dëshmi e dukshme është se në ditën e parë të samitit, sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u shpreh se ndikimet e Kinës në Afrikë po rriten “çdo ditë”.

Së dyti, ndihmat e premtuara më parë nga ShBA-ja ndaj Afrikës janë vënë në jetë vetëm në një masë të kufizuar. Për shembull, në qershorin e vitit 2013, presidenti amerikan Barak Obama deklaroi iniciativën “Power Africa”, gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut, duke premtuar se “qoshet e errëta të Afrikës do të ndriçohen nga energjia elektrike”. Por deri në fund të vitit 2020, vëllimi real i energjisë elektrike të prodhuar ishte më pak se 1/4 e asaj të premtuar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Pas tetë vjetësh, edhe mbi premtimet e Biden-it bien dyshime, pasi 55 miliardë investime do t’u ndahen gati 50 vendeve në tre vjet, por vetëm duke filluar nga viti 2024, pa përmendur faktin se ato duhet të miratohen nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët.