Mbretëria e Bashkuar mobilizon 1200 trupa për të plotësuar hendekun e personelit për shkak të grevave masive
2022-12-20 16:26:28

 Foto:VCG

Foto:VCG

Qeveria britanike njoftoi se do të dërgojë rreth 1200 trupa dhe 1000 nëpunës civilë për të plotësuar stafin grevistë të ambulancave dhe të kufirit gjatë krishtlindjes, bën të ditur “Xinhua”.

Lëvizja, e synuar për të mbajtur shërbimet e linjës së parë të funksionimit ndërsa shumë sindikata të sektorit publik do largohen nga puna në javën para krishtlindjes, u kritikua nga një nga sindikatat më të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas tyre, stafi ushtarak nuk është i trajnuar mjaftueshëm për të marrin rolet në ambulanca.

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Steve Barclay, deklaroi se prioriteti i tyre është të mbajnë pacientët të sigurt.

Për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe mosmarrëveshjeve për pagat, Britania e Madhe përballet me javë të tëra grevash masive gjatë sezonit të krishtlindjes nga punonjësit e transportit dhe postës, infermierët dhe rojet kufitare.

Sipas “BBC”, rreth 10.000 staf të ambulancave do të bashkohen në protestë më 21 dhe 28 dhjetor. (Fatosi)