Kushi: Libra falas çdo vit për nxënësit nga klasa e parë në të tretë
2022-12-20 15:56:34

 Foto:VCG

Foto:VCG

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka njoftuar dy vendime të rëndësishme të qeverisë shqiptare në fushën e arsimit dhe sportit, përcjell “RTSH”.

Sipas vendimit të parë, nxënësit e arsimit bazë, nga klasa e parë në klasën e 9-të dhe 16 kategori në arsimin e mesëm do të kompletohen me tekste shkollore në përdorim falas. 

Për nxënësit e klasës së parë deri në klasën e tretë, tekstet do të ofrohen falas çdo vit.

Ndërsa vendimi i dytë i marrë në Këshillin e Ministrave ka të bëjë me një shtesë në fondin për shpërblimin e sportistëve elitarë.

Ministrja Kushi tha se këtë vit sportistët elitarë kanë pasur rezultate të shkëlqyera duke i tejkaluar planifikimet buxhetore.

“Për të përmbushur detyrimin ligjor për t’i shpërblyer kishim nevojë për një shtesë fondi prej 45 milionë lekësh”,- tha ministrja Kushi. (Fatosi)