Projektmarrëveshja e OKB-së për biodiversitetin kërkon rritjen e ndihmës për vendet në zhvillim
2022-12-20 15:22:04

Një projektmarrëveshje e OKB-së për mbrojtjen e biodiversitetit kërkon rritjen e ndihmës financiare ndërkombëtare nga vendet e zhvilluara për vendet në zhvillim në të paktën 20 miliardë dollarë amerikanë në vit deri në vitin 2025 dhe në të paktën 30 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030, sipas dokumenteve të publikuara të dielën, njofton “Xinhua”.

Foto:VCG

Presidenti i radhës i mbledhjes, ministri kinez i Ekologjisë dhe i Mjedisit Huang Runqiu(Foto:VCG)

Ndihma do të shkojë veçanërisht për vendet më pak të zhvilluara dhe shtetet e vogla ishullore në zhvillim, si dhe vendet me ekonomi në tranzicion.

Draftmarrëveshja u hodh në tryezë nga Kina, e cila po kryeson takimin e 15-të të Konferencës së Palëve (COP15) të Konventës së OKB-së për Diversitetin Biologjik. Marrëveshja përfshin 23 objektiva të orientuar drejt veprimit për veprim urgjent gjatë dekadës deri në vitin 2030.

Dokumenti gjithashtu apelon që deri në vitin 2030, të paktën 30 për qind e zonave të ekosistemeve tokësore, ujore të brendshme dhe bregdetare dhe detare të degraduara janë nën restaurim efektiv, për të përmirësuar biodiversitetin dhe funksionet e ekosistemit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Dokumenti gjithashtu bën thirrje për reduktimin e shkallës së futjes dhe vendosjes së specieve të tjera të huaja pushtuese të njohura ose potenciale me të paktën 50 për qind deri në vitin 2030, dhe çrrënjosjen ose kontrollin e specieve aliene pushtuese në vendet prioritare, siç janë ishujt. (Fatosi)