Banka e Shqipërisë: Veprimtaria e sektorit bankar u rrit me 6%
2022-12-20 15:24:52

Banka e Shqiperise (Foto Atsh)

Banka e Shqiperise (Foto:ATSh)

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, gjatë vitit 2022, veprimtaria e sektorit bankar shënoi një rritje të kujdesshme në të gjithë treguesit, me mbi 6% rritje të totalit të aktivit dhe nivele të ngjashme rritjeje për zërat kryesorë, shkruan “ATSH”.

Sipas BSH-së, kjo rritje është mbështetur masivisht nga fondet e depozituesve individë, të cilët preferuan valutën si instrumentin parësor të kursimeve të tyre.

Ndërsa oferta e bollshme e valutës u pasqyrua në mënyrën e financimit të portofolit të kredisë, si dhe në rritjen e investimeve në tituj në valutë.

Pritshmëritë e Bankës Qendrore, për periudhën afatmesme, janë për përmirësim të kushteve financiare dhe lehtësim të standardeve të huadhënies si një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatmesëm. (Fatosi)