Kina dhe Rusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët detare
2022-12-20 16:36:03

Stërvitja e përbashkët detare Kinë-Rusi 2021 (Foto: VCG)

Marina kineze dhe ajo ruse do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake detare nga 21 deri më 27 dhjetor në ujërat lindore të Kinës, njoftoi të martën Ministria kineze e Mbrojtjes.

Stërvitja, e organizuar sipas planit vjetor midis dy ushtrive, synon të demonstrojë aftësinë e të dy palëve për t'iu përgjigjur së bashku kërcënimeve të sigurisë detare, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar e rajonal dhe për të thelluar më tej partneritetin e bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës dhe Rusisë në epokën e re. (Çang Çuo)