Ndihma e dhuruar nga Kina u shpërnda mes 400 familjeve në Afganistan
2022-12-20 15:49:05

 Afganistan(Foto:VCG)

Afganistan(Foto:VCG)

Autoritetet afgane kanë shpërndarë ndihma humanitare të dhuruara nga Kina për 400 familje në nevojë në provincën perëndimore Nimroz, tha të hënën drejtori provincial për Refugjatët dhe Çështjet e Riatdhesimit, Seddiqullah Nasrat, njofton “Xinhua”.

“Në kryeqytetin e provincës Zaranj ne filluam të dielën shpërndarjen e ndihmave të dhuruara nga Kina për 400 familje të varfra dhe paketa e ndihmës përmban artikuj jo të ngrënshëm dhe të ngrënshëm, duke përfshirë orizin dhe grurin”,- u tha Nasrat gazetarëve.

Duke falënderuar Kinën për ndihmën, një përfituese e ndihmës Shiba tha: “Kam marrë një thes me oriz dhe një tendë dhe shpresoj të shoh më shumë ndihma”.

Kina si shtet fqinj e ka mbështetur kryesisht Afganistanin gjatë vitit të kaluar duke e furnizuar atë me vaksina kundër Covid-19, veshje, tenda dhe ushqime, të cilat ishin shpërndarë mes familjeve të varfra dhe të prekura nga përmbytjet në vend. (Fatosi)