Kryeministri Rama sugjeron përfshirjen e nëpunësve digjitalë nga emigracioni në administratën publike
2022-12-19 14:06:49

Foto: RTSH

Kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi që të bëhet shumë më tepër për ta shfrytëzuar teknologjinë, si një mundësi e madhe për të ribashkuar vendin e kombin, shkruan “ATSH”.

“Niveli i aftësisë që ka sot kombi shqiptar, në raport me dhuntitë, me profesionet, me eksperiencat, me fushat e zhvillimit është i pakrahasueshëm me çfarë ishte përpara se shqiptarët të kishin mundësinë të dilnin jashtë”,- tha kryeministri Rama gjatë mbledhjes vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Rama tha se çdo universitet në katedrat e veta mund të ketë pedagogë shqiptarë të cilët janë pedagogë në universitetet më të mira të botës dhe mund të japin leksione dhe mund të jenë të përfshirë në trupën e universitetit dhe të paguhen nga trupa e universitetit.

Kryeministri u shpreh se nëpunësit digjitalë që janë në vende të tjera mund të punojnë në administratën shqiptare. (Fatosi)