COP15, miratohet Korniza e Biodiversitetit Global Kunming-Montreal
2022-12-19 21:21:56

foto nga VCG

 Konferenca e OKB-së mbi biodiversitetin, COP15, që u zhvillua në Montreal të Kanadasë/ foto nga VCG

Në konferencën e OKB-së mbi biodiversitetin, COP15, që po zhvillohet në Montreal të Kanadasë,  u miratua të hënën një marrëveshje e OKB-së që ka për qëllim zhbërjen e humbjes së biodiversitetit dhe futjen e botës në rrugën e rimëkëmbjes.

COP15, e njohur zyrtarisht si mbledhja e 15-të e Konferencës së Palëve të Konventës së OKB-së për Diversitetin Biologjik, pritet të përfundojë më vonë po të hënën pas gati dy javësh negociatash. Marrëveshja është e njohur zyrtarisht si Korniza e Biodiversitetit Global Kunming-Montreal.

Të gjitha palët kanë arritur konsensus mbi çështjet kryesore, duke përfshirë qëllimet dhe objektivat, mobilizimin e burimeve dhe Informacionin e Sekuencës Digjitale (GSI), sipas kornizës.

Kina mban kryesimin e COP15-s, faza e parë e së cilës u zhvillua vjet në kryeqendrën e provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore Kunming. Faza e dytë e COP15 në Montreal vijoi me temën "Qytetërimi ekologjik: Ndërtimi i një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë jetën në Tokë." (Artan)

Csaba Korosi (djathtas), presidenti i sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbajti fjalim në Konferencë/ foto nga VCG

Csaba Korosi (djathtas), presidenti i sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbajti fjalim në Konferencë/ foto nga VCG

Ministri i Mjedisit i Kinës Huang Runqiu në Konferencë/ foto nga VCG

Ministri i Mjedisit i Kinës Huang Runqiu në Konferencë/ foto nga VCG