Kompanitë italiane shpërblehen në Çmimet vjetore të Kinës në Milano
2022-12-19 14:14:23

Foto: VCG

Dhjetëra kompani italiane janë shpërblyer për lidhjet e tyre të biznesit me Kinën në çmimet vjetore “China Awards” në Milano, njofton “CGTN”.

Fondacioni i Këshillit Itali-Kinë njoftoi se pavarësisht kufizimeve për shkak të pandemisë, importet/eksportet u rritën këtë vit me 9 për qind.

Importet e Kinës në Itali u rritën me 23 për qind këtë vit, por për shkak të kufizimeve të Covid-19, eksportet e përgjithshme të Italisë në Kinë ranë me 10 për qind.

Megjithatë, Fondacioni i Këshillit Itali-Kinë është i bindur për një rikuperim të “Made in Italy” vitin e ardhshëm.

Në samitin e fundit të G20-s, kryeministrja italiane Giorgia Meloni i tha presidentit kinez se dëshiron të forcojë lidhjet tregtare midis dy vendeve. (Fatosi)