Dita e Diasporës, Rama: Mirënjohje për shqiptarët e rikthyer që investojnë në atdhe
2022-12-19 09:57:29

Foto: RTSH

Kryeministri Edi Rama, u ka shprehur mirënjohje gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë, por edhe atyre që janë kthyer për të investuar në atdhe, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende në emigrim.

Mirënjohjen e tij kryeministri Rama e ka shprehur në një status në rrjetet sociale me rastin e Ditës së Diasporës në Shqipëri.

Kryeministri ka ndarë me këtë rast disa histori suksesi të shqiptarëve që janë kthyer nga emigracioni për të punuar dhe investuar në atdhe. (Fatosi)