CMG-ja: Çfarë shansesh të reja do të ofrojë Kina për ekonominë botërore? Jepet përgjigjja në këtë mbledhje
2022-12-18 12:10:18


Më 15 dhe 16 dhjetor, u zhvillua në Pekin mbledhja e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës për çështjet ekonomike. Në këtë mbledhje u diskutua mbi ecurinë ekonomike të këtij viti dhe analizën mbi gjendjen aktuale, duke bërë edhe planifikimet për vitin 2023.

  Njerëzit i kushtojnë rëndësi planeve për vitin 2023. Në këtë mbledhje, është theksuar që “vitin e ardhshëm duhet të këmbëngulet për stabilizim, duhet të përpiqet për zhvillim të qëndrueshëm”, “të nxitet qarkullimi i mirë i përgjithshëm i ekonomisë, të realizohet rritja efikase e cilësisë dhe rritja e arsyeshme në sasi e ekonomisë,  të shtohen përpjekjet për një nismë pozitive për ndërtimin e gjithanshëm të një vendi modern socialist”. Këto fjalë kanë dhënë udhëzime të qarta për çështjet ekonomike vitin e ardhshëm, çka është një lajm pozitiv për botën.

 

Në fakt, komuniteti ndërkombëtar ka dëshirë të shohë se si të nxitet modernizimi i stilit kinez dhe për të kuptuar çfarë shansesh të reja mund të ketë.

 

“Nxitja e përmirësimit të përgjithshëm të qarkullimit ekonomik” është një shprehje kyçe nga kjo mbledhje dhe bashkë me 31 “stabilizim” të përfshira në lajmin zyrtar mbi këtë mbledhje kanë sjellë besim të çmuar për botën.

 

Në këtë mbledhje, është theksuar që për të bërë mirë punët ekonomike për vitin e ri, duhet të arrihet “6 mirëkoordinime”. Ndër to, i pari është: koordinimi i mirë i masave antiepidemike dhe zhvillimit ekonomik shoqëror. Kjo do të thotë që rimëkëmbja ekonomike e Kinës mund të përshpejtohet më tej dhe kështu që rritja ekonomike botërore do të kishte më shumë energji.

 

Në këtë mbledhje, është porositur që të rriten përpjekjet për zgjerimin e kërkesave të brendshme dhe të vendoset si prioritet rimëkëmbja dhe zgjerimi i konsumit. Pak ditë më parë, Kina publikoi “Programin strategjik për zgjerimin e kërkesave të brendshme 2022-2035”. Nëse Kina zgjeron kërkesat e brendshme, me siguri do të ofrohen më shumë shanse të mira për hyrjen e ndërmarrjeve të huaja në tregun gjigand të Kinës dhe do të nxitet më tej ajo që njihet si “tregu i Kinës është tregu i botës, është tregu i përbashkët dhe tregu për të gjithë”.

 

“Hapja” është një tjetër mesazh i qartë nga kjo mbledhje. Në këtë mbledhje, është nënvizuar që të nxitet hapja me nivel të lartë me botën e jashtme, të shtohet hapja sistemore me rregullore, rregulla, menaxhim dhe standarde, duke tërhequr dhe shfrytëzuar me më shumë fuqi investime të huaja.

 

Në 10 muaj eparë të këtij viti, Kina ka përdorur 44 për qind më shumë investime të huaja se në 2021-in. Një sërë masash mbështetëse në tregti, investime, shërbim dhe ekonomi digjitale do të ofrojnë hapësirë më të gjerë dhe më të sigurtë për investimet e huaja. Kohët e fundit, dhomat e tregtisë së Gjermanisë dhe Australisë në Kinë kanë publikuar rezultatin e një sondazhi, sipas të cilit shumica e kompanive të intervistuara janë shprehur optimiste për shanse dhe fitime në tregun kinez.

 

  Zhvillimi i Kinës nuk ndahet nga bota, zhvillimi i botës ka nevojë për Kinën. Në fund të vitit 2022, kjo mbledhje ekonomike i ka treguar botës elasticitetin e ekonomisë kineze, potencialin e tregut, gjallërinë e inovacionit dhe vendosmërinë e hapjes. Modernizimi i stilit kinez po përparon në mënyrë të qëndrueshme dhe bota do të marrë më shumë shanse për bashkëfitim. (Jiang Lei)