OKB bën thirrje për konsensus mbi planin e biodiversitetit në takimin COP15
2022-12-18 16:16:57

Biodiversiteti (Foto Xinhua)

Biodiversiteti (Foto Xinhua)

Zyrtarët e OKB-së kërkuan më shumë konsensus për arritjen e një kuadri global të biodiversitetit pas vitit 2020.

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Amina Mohammed, u kërkoi të gjitha palëve të bien dakord për një kornizë ambicioze pas vitit 2020 për të rikthyer humbjen e biodiversitetit dhe për ta vendosur njerëzimin në rrugën e jetesës në harmoni me natyrën, shkruan “Xinhua”.

Ajo u bëri thirrje vendeve të zhvilluara të mbështesin vendet në zhvillim me burime financiare, ekspertizë teknike dhe ndërtim kapacitetesh për të siguruar zbatimin e kornizës.

“Është koha për t'i dhënë fund krizës së trefishtë planetare dhe për të rivendosur marrëdhënien tonë me natyrën. Kemi nevojë për qartësi shumë më të madhe rreth mënyrës se si pasuria që rezulton nga përparimet e shpejta në teknologjitë e sekuencës gjenetike dhe aplikacionet komerciale do të ndahet në mënyrë të barabartë”,- tha ajo.

Sipas një letre dërguar delegatëve nga Huang Runqiu, presidenti i takimit të 15-të të Konferencës së Palëve (COP15) dhe ministri i Ekologjisë dhe Mjedisit i Kinës, një paketë çështjesh komplekse të lidhura me dokumentin përfundimtar që duhet të bihet dakord përfshin mobilizimin e burimeve, informacionin e sekuencës digjitale mbi burimet gjenetike dhe një kornizë monitorimi.

VCG

VCG

Konferenca e OKB-së për biodiversitetin në Montreal duhet të jetë një pikë kthese, tha Elizabeth Maruma Mrema, sekretare ekzekutive e Konventës së OKB-së për Diversitetin Biologjik.

Mrema tha se megjithëse parti të ndryshme kanë interesa të ndryshme, ne ende mund të bashkohemi me një vizion dhe qëllim të përbashkët. Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve të interesit që të lënë mënjanë dallimet për të arritur një udhërrëfyes ambicioz, por realist dhe të arritshëm për mbrojtjen e biodiversitetit.

Kina mban presidencën e COP15 të Konventës së OKB-së për Diversitetin Biologjik dhe mbajti takimin e fazës së parë në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës jugperëndimore. Faza e dytë e COP15 në Montreal, Kanada, zhvillohet më 7-19 dhjetor me temën “Qytetërimi ekologjik: Ndërtimi i një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë jetën në tokë”.

VCG

VCG

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Csaba Korosi, inkurajoi palët përkatëse të trajtojnë shkaqet rrënjësore të humbjes së biodiversitetit duke transformuar mënyrat e prodhimit, konsumit, tregtisë dhe transportit.

“Kërkoj nga bizneset globale që të mbajnë përgjegjësi sociale duke përfshirë biodiversitetin në strategjitë dhe zinxhirët e tyre të vlerave”,- tha ai, duke apeluar për zbulimin e varësisë dhe ndikimit në natyrë.

Takimi COP15 pritet të përfundojë javën e ardhshme me miratimin e një kuadri global të biodiversitetit pas vitit 2020, që synon të shpëtojë natyrën për brezat e ardhshëm. (Irma)