WIFO: Ekonomia e Austrisë pritet të përballet me stanjacion në vitin 2023
2022-12-18 16:45:53

Austria (Foto Friedlnews)

Austria (Foto Friedlnews)

Instituti Austriak i Kërkimeve Ekonomike (WIFO) njoftoi se pret që ekonomia e vendit të ngecë vitin e ardhshëm, mes krizës së vazhdueshme energjetike dhe rënies ekonomike globale.

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Austrisë parashikohet të rritet me vetëm 0.3 për qind në vitin 2023, bëri të ditur “WIFO” në raportin e publikuar, cituar nga “Xinhua”.

Instituti njoftoi se ekonomia e Austrisë pritet të ketë rënie të ndjeshme këtë dimër, për shkak të çmimeve të vazhdueshme të larta të energjisë, dinamikës së fortë të çmimeve dhe pasigurisë për zhvillimet e ardhshme.

Edhe pse perspektiva ekonomike e Austrisë pritet të rritet nga pranvera e vitit 2023, pas zvogëlimit të pasigurisë dhe lehtësimit gradual të krizës energjetike, vendi do të dështojë të regjistrojë rritje të konsiderueshme ekonomike vitin e ardhshëm, sipas WIFO.

VCG

VCG

Instituti pret që PBB-ja e Austrisë të rritet me 4.7 për qind në vitin 2022, e nxitur nga performanca e fortë ekonomike e vendit në gjysmën e parë të vitit. Me stanjacionin e parashikuar në vitin 2023, ekonomia e vendit pritet të kthehet në një rritje të konsiderueshme prej 1.8 për qind në vitin 2024.

Muajin e kaluar, WIFO njoftoi se kriza e vazhdueshme energjetike do të rëndojë ekonominë e Austrisë në periudhën afatmesme, duke bërë që PBB-ja e vendit të rritet me një mesatare vjetore prej vetëm 1 për qind nga viti 2023 në 2027-n. (Irma)