OKB: Amerika Latine, rritje prej 3.7 për qind në vitin 2022
2022-12-18 16:20:13

Amerika Latine dhe Karaibet (Foto Xinhua)

Amerika Latine dhe Karaibet (Foto Xinhua)

Ekonomitë e Amerikës Latine dhe Karaibeve do të shohin rritje prej 3.7 për qind në vitin 2022, mes pasigurive të jashtme dhe kufizimeve të brendshme, bëri të ditur Komisioni Ekonomik i OKB-së për Amerikën Latine dhe Karaibe (ECLAC), shkruan “Xinhua”.

Duke paraqitur “Përmbledhjen paraprake të ekonomive të Amerikës Latine dhe Karaibeve 2022”, agjencia me bazë në Santiago, Kili, bëri të ditur se rajoni pritet të shohë pak më shumë se gjysmën e rritjes prej 6.7 për qind që regjistroi në vitin 2021.

VCG

VCG

Në raport thuhet se në vitin 2023, ngadalësimi i rritjes ekonomike do të intensifikohet, duke shkaktuar një normë prej 1.3 për qind të zgjerimit të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Sipas ECLAC, politikat monetare më të rrepta të miratuara në mbarë botën në vitin 2022, mes rritjes së inflacionit global, kanë rritur paqëndrueshmërinë financiare dhe neveri ndaj rrezikut, duke rezultuar në zvogëlimin e flukseve të kapitalit drejt ekonomive në zhvillim, përfshirë ato në rajon. (Irma)