Peruja shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas protestave të dhunshme
2022-12-17 17:39:52

VCG

VCG

Peruja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare 30-ditore, në një përpjekje për të shuar protestat e dhunshme në disa rajone, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Alberto Otarola, raporton “Xinhua”.

“Kemi rënë dakord të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme për të gjithë vendin, për shkak të vandalizmit dhe dhunës, si dhe kapjes së autostradave dhe rrugëve, akte që po kontrollohen nga Policia Kombëtare dhe Forcat e Armatosura”,- tha Otarola pas takimit të Këshillit të Ministrave.

Sipas tij, protestat e dhunshme, prej të cilave ka pasur të paktën 7 viktima në jug të vendit, kërkojnë një përgjigje të fuqishme dhe autoritative nga qeveria.

VCG

VCG

Gjendja e jashtëzakonshme pezullon përkohësisht të drejtën për tubim dhe lirinë e lëvizjes, përveç garancive të tjera kushtetuese.

Trazirat politike u ndezën nga rrëzimi më 7 dhjetor i ish-presidentit Pedro Castillo dhe janë përhapur nga jugu i vendit në qytetet veriore, si La Libertad.

Ndër kërkesat e protestuesve janë zgjedhjet e parakohshme dhe lirimi i Castillo nga paraburgimi. (Irma)