Tokio kërkon që shtëpitë e reja të pajisen me panele diellore
2022-12-17 17:30:12

VCG

VCG

Qeveria metropolitane e Tokios njoftoi se do të prezantojë një sistem që detyron që shtëpitë e reja të ndërtuara të pajisen me panele diellore, duke filluar nga viti fiskal i 2025.

Vendimi erdhi mes përpjekjeve të vendit për të reduktuar emetimet e karbonit nga sektori i banesave, bën të ditur “Xinhua”.

Legjislacioni i rishikuar i sigurisë mjedisore, që do të zbatonte sistemin, u miratua me shumicë votash në seancën e rregullt të Asamblesë së Tokios, duke u bërë mandati i parë i këtij lloji në Japoni, raportoi “Kyodo News”.

Kompanive të mëdha të ndërtimit të banesave do t'u kërkohet të instalojnë panele diellore në ndërtesat me sipërfaqe totale prej më pak se 2000 metra katrorë, sipas qeverisë metropolitane.

VCG

VCG

Blerësve të shtëpive do t'u kërkohet gjithashtu të bashkëpunojnë dhe ata që kontraktojnë privatisht ndërtimin e një rezidence 2000 metra katrorë ose më shumë do të detyrohen ta pajisin atë me panele diellore.

Qeveria e Tokios parashikoi se kostoja fillestare e paneleve 4 kilovat, e cila arrin në rreth 7200 dollarë amerikanë, mund të rikuperohet përmes të ardhurave nga shitjet e energjisë elektrike në 10 vjet dhe se mund të ulet më tej në gjashtë vjet me ndihmën e subvencioneve.

Deri në vitin 2030, Tokio synon të përgjysmojë emetimet e karbonit nga niveli i vitit 2000. Një buxhet shtesë prej rreth 853.71 milionë dollarë amerikanë, i cili përfshinte grante për instalimin e paneleve, u miratua gjithashtu për programin. (Irma)