Krahas optimizimit të masave të publikuara ditët e fundit, puna kundër COVID-19 në Kinë hyri në një fazë të re. Për këto ndryshime, disa banorë ngritën dyshim për kontrollin e rreptë në tre vjetët e kaluar. Por janë pikërisht përpjekjet e vendosura në tre vjetët e shkuara, që kanë fituar kohë të vyer dhe kushte të favorshme për realizimin e tre qasjeve në të mirën e zbatmit të masave aktuale. Këto tre qasje janë përkatësisht, ulja e ndjeshme e patogjenitetit të variantit Omicron të koronavirusit, studimi dhe prodhimi i ilaçve kundër virusit dhe përqindja e lartë e vaksinimit në popullsinë gjigante të Kinës.
Në tre vjetët e shkuara, koronavirusit i tipit të ri ka përjetuar mutacion të pandërprerë, nga Alpha, Beta, Gamma deri në Delta dhe Omicron, duke përbërë sfida të reja për punën anti-epidemike të njerëzimit.
Të dhënat nga OBSh-ja treguan se vitin e kaluar, numri i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 ishte rreth 3.5 milionë. Në kontrast me këto shifra, qytetarët kinezë nuk e kanë ndjerë realisht rrezikun e virusit sepse vitin e kaluar, numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend ishte vetëm 2.
Krahas mutacionit të pandërprerë dhe përforcimit të aftësisë së përhapjes së virusit, si u arrit një rezultat i tillë në Kinë? Përgjigjja është gjetja e shpejtë e burimit dhe ndërprerja efektive e zinxhirit infektimit. Por, kjo nuk është një gjë e lehtë.
Për t’i shërbyer lëvizjes së njerëzve, në shkurtin e vitit 2020, Akademia e Teknologjisë së Informacionit dhe të Telekomunikimit(CAICT), bashkë me tre kompani kryesore të telekomunikacionit të vendit si China Telecom, China Mobile, China Unicom nxorrën aplikacionin e të dhënave të mëdha të telekomunikacionit, duke u ofruar përdoruesve të mbi 1.6 miliard celularëve të vendit shërbimet e informacioneve të udhëtimit brenda 14 ditësh. Që nga ajo kohë, ky aplikacion ka ofruar mbi 89 miliardë herë shërbime, duke plotësuar kërkesat për gati 400 milionë herë kërkime maksimale ditore. Ky aplikacion ka luajtur një rol të rëndësishëm për kontrollin epidemik gjatë rifillimit të punës, të udhëtimeve ndërajonale etj.
Kur u shfaq varianti Omicron, eksperti mjekësor Dr. Wu Weilin bëri një llogaritje shkencore, duke arritur një konkluzion se në krahasim me variantin Delta, aftësia e përhapjes së Omicronit ishte 4.2 herë më e lartë. Ndërsa, aftësia e përhapjes së Deltës ishte 1260 herë më e lartë se varianti origjinal i koronavirusit të tipit të ri. Shpejtësia e përhapjes së Omicronit ishte mbi 1000 herë më e lartë se varianti origjinal. Në atë kohë, kur në shumë vende po qarkullonin lajmet se Omicron ishte grip, Kina nuk i ndryshoi politikat e saj. Përse? Mund ta kuptojmë nëpërmjet një grupi të dhënash.
Deri në fund të vitit 2021, në Kinë u raportua përdorimi i mbi 2.8 dozave të vaksinave. Ndërsa, deri më 12 dhjetor të këtij viti kjo shifër i kaloi 3.4 miliardë. Ndër banorët e vaksinuar gjatë kësaj periudhe, shumica ishin të moshuar dhe fëmijë. Prandaj, Kina ka bërë përpjekje gjithmonë për të fituar kohë për vaksinimin e 1.4 miliard banorëve. Tani, pasi janë shtuar njohjet e mëtejshme për Omicronin, janë shtuar dhe përgatitjet në studimin dhe prodhimit e ilaçeve si dhe është vaksinuar pjesa dërrmuese e popullsisë, ndërsa qeveria kineze ka optimizuar masat e kontrollit.
Kjo është rruga që Kina ka ndjekur në tre vitet e kaluar, një rrugë që ndryshoi nga ajo e disa vendeve të tjera, një rrugë që synon shkaktimin e sa më pak rreziqeve shëndetësore për qytetarët, një rrugë që kërkon guxim dhe përgjegjësi të lartë.