Kina: Përfitimi i ndërsjellë në të mirë të njerëzve
2022-12-16 17:51:33

foto/CCTV

foto/CCTV

Në konferëncën për shtyp të mbajtur të premten, lidhur me pyetjen mbi sondazhin e Dhomës së Tregtisë e Gjermanisë dhe asaj të Australisë ku thuhet se shumica e kompanive të intervistuara janë optimiste për mundësitë e tregut dhe fitimet në Kinë, kryetari i Dhomës Gjermane të Tregtisë në Kinë tha se rregullimi i fundit i politikës së parandalimit të epidemisë së Kinës është një ndryshim i madh. Sipas tij, shkalla dhe potenciali i tregut kinez janë ende të pakrahasueshme nga shumë kompani gjermane. Kryetari i Dhomës Australiane të Tregtisë në Kinë tha se rezultatet e anketës evidentuan dëshirën e kompanive australiane për tregun kinez.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, u shpreh se Kina këmbëngul në koordinimin e promovimit të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë dhe zhvillimit ekonomik dhe social, si dhe vazhdimisht përmirëson masën e kontrollit të epidemisë, për të minimizuar ndikimin e epidemisë për jetën e njerëzve dhe zhvillimin ekonomiko-shoqëror.

Në vitin 2020 dhe 2021, indeksi global i zhvillimit njerëzor ka rënë për dy vjet radhazi që nga fillimi i regjistrimeve, dhe në vitin 2021 renditja e Kinës në këtë indeks është rritur me 6 vende në krahasim me 2019-n. Në vitet 2020 dhe 2021, ekonomia e Kinës u rrit me një mesatare prej 5.1% në dy vjet, duke u renditur ndër më të mirat mes ekonomive kryesore të botës.

foto/VCG

foto/VCG

Sipas zëdhënësit, me zbatimin gradual dhe të rregullt të masave të optimizimit dhe rregullimit për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, norma e rritjes ekonomike të Kinës do të vazhdojë të rritet.

“Ne besojmë fuqimisht se bashkëpunimi i hapur është prirja e përgjithshme e historisë dhe përfitimi i ndërsjellë dhe rezultatet e favorshme janë ato që njerëzit duan. Kina i përmbahet politikës bazë kombëtare të hapjes ndaj botës së jashtme, ndjek me vendosmëri një strategji hapjeje të dobishme dhe të favorshme, promovon ndërtimin e një ekonomie botërore të hapur dhe vazhdon t'u sigurojë biznesmenëve të huaj një strategji më të orientuar drejt tregut të legalizuar dhe një mjedis të ndërkombëtarizuar të biznesit. Kina do të vazhdojë të jetë një vend tërheqës për investime nga kompani nga mbarë bota, duke përfshirë edhe kompanitë gjermane dhe ato australiane”, -deklaroi Wang. (Fang Xiaoyu/Eda)

foto/VCG

foto/VCG