Ambasadori kinez në SHBA takohet me sekretaren amerikane të Thesarit
2022-12-16 15:55:01

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Ambasadori i Kinës në SHBA Qin Gang u takua të enjten me sekretaren amerikane të Thesarit Janet Yellen. Ata diskutuan për zbatimin e konsensusit të arritur kohët e fundit mes presidentëve të të dy vendeve dhe u zotuan të vazhdojnë kontaktet dypalëshe.

Në një deklaratë për shtyp të Ambasadës së Kinës në SHBA thuhet se të dy palët zhvilluan shkëmbime të thella për zbatimin e konsensusit të arritur nga presidentët e të dy vendeve në ishullin Bali dhe për çështje të ekomonisë dypalëshe e shumëpalëshe e financiare.

“Të dy palët ranë dakord në mbajtjen e kontakteve, forcimin e koordinimeve dhe shkëmbimeve për politikën makroekonomike në çështjet ekonomike e tregtare dypalëshe dhe në përballimin e përbashkët të sfidave globale për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-amerikane,” thekson deklarata. (Fani)