Ambasadori kinez Zhou Ding vizitoi Universitetin Luarasi
2022-12-16 15:45:29


Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding vizitoi të mërkurën Universitetin Luarasi dhe i dhuroi këtij institucioni të arsimit të lartë aparate inteligjente për mësimdhënie, si dhe bisedoi  me rektorin Ethem Ruka dhe përfaqësuesit e pedagogëve dhe studentëve.

Kjo nuk është vizita e parë e ambasadorit Zhou në këtë universitet, ku u shpres se të rinjtë janë shpresa e vendit dhe kombit. “Gjatë mandatit tim tre vjeçar në Shqipëri, më ka lënë përshtypje të thella brezi i ri shqiptar me pasionin, vitalitetin dhe zgjuarsinë, miqësinë e tyre ndaj Kinës si dhe shpresat për zhvillimin e marrëdhënieve kino-shqiptare.” Në vitet 60-të dhe 70-të të shekullit të kaluar, Kina dha kontribut të rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit ekonomik e shoqëror të Shqipërisë. Ndërsa gjatë 30 vjetëve të kaluar, Kina dhe Shqipëria janë përpjekur për zhvillimin e miqësisë tradicionale, në marrëdhëniet dypalëshe është ruajtur prirja e qëndrueshme dhe të shëndetshme e zhvillimit dhe marrëdhëniet kino-shqiptare në epokën e re do të kenë përmbajtje më të pasura e më të thella” theksoi ai.

foto nga ambasada e Kinës në Shqipëri

Ambasadori Zhou tha se Kina me historinë 5000 vjeçare të qytetërimit është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe është plot gjallëri. “Pak kohë më parë, në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, u përgjithësuan transformimet e mëdha gjatë 10 vjetëve të epokës së re  dhe u hartua  plani i zhvillimit të ardhshëm të Kinës. Gjatë dhjetër vjetëve të kaluar, Kina ka ngulur këmbë në idenë e zhvillimit me popullin në qendër të punës dhe afro 100 milionë të varfër në zonat rurale u shkëputën nga varfëria. Kina ndërtoi rrjetin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë dhe rrjetin e autostradës më të madhe në botë, krijoi sistemin më të madh në botë të sigurimit shoqëror dhe të mjekësisë dhe është bërë partneri më i madh tregtar i mbi 130 vendeve e rajoneve të botës. Në të ardhmen, Kina do të vazhdojë të zbatojë rrugën e socializmit me karakteristika kineze dhe të nxitë modernizimin e stilit kinez me zhvillimin cilësor, ndërkohë, Kina do të vijojë të ndjekë politikën e jashtme të pavarur dhe paqësore, do të ngulë këmbë në synimin diplomatik për mbrojtjen e paqes botërore dhe për nxitjen e zhvillimit të përbashkët. Zhvillimi i Kinës do të vazhdojë t’i krijojë Shqipërisë mundësi kolosale” theksoi ambasadori Zhou.

“Zhvillimi i miqësisë tradicionale dhe nxitja e bashkëpunimit dypalësh me leverdi reciproke kanë nevojë për pjesëmarrjen e më shumë të rinjve të të dy vendeve, theksoi ambasadori Zhou, duke shprehur shpresën se brezi i ri shqiptar do ta njohë më shumë Kinën në mënyrë tredimensionale dhe do të bëhet misionar i miqësisë kino-shqiptare në epokën e re”.

Nga ana e tij rektori i Universitetit Luarasi Ethem  Ruka i shprehu falënderime ambasadorit Zhou për vizitën e tij dhe për dhurimin e aparateve inteligjente për punë. Ai tha se Shqipëria dhe Kina kanë miqësi të thellë tradicionale dhe për ndihmat e mëdha të ofruara nga Kina, populli shqiptar ushqen falënderime edhe sot.

Marrëdhëniet shqiptaro-kineze janë zhvilluar normalisht dhe bashkëpunimi midis dy vendeve në fushat ekonomiko-tregtare, kulturore, arsimore etj. ka qenë frytdhënës dhe ka potencial të madh. Universiteti Luarasi ka ruajtur bashkëpunim të mirë me shkollat e larta kineze dhe vetë rektori Ruka ka vizituar  Kinën si anëtar i një delegacioni shqiptar të arsimit. Të rinjtë mbajnë përgjegjësi për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-kineze. Në këtë drejtim, Universiteti Luarasi  ka hapur kursin me zgjedhje të gjuhës kineze, duke krijuar një dritare për njohjen e studentëve me Kinën.  Rektori Ruka shprehu shpresën se studentët e shquar të këtij universiteti do të kenë mundësi të studiojnë në Kinë në të ardhmen, për të dhënë kontribut në miqësinë Shqipëri-Kinë.(Wang Lei/ Eda) 

 foto nga ambasada e Kinës në Shqipëri