CMG: Kina nxit vitalitetin në mbrojtjen e biodiversitetit global
2022-12-16 21:00:10

Në samitin e liderëve COP15 në Kunming, në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore, në tetor të vitit të kaluar, presidenti Xi njoftoi  nismën e Kinës për të krijuar Fondin e Biodiversitetit Kunming dhe për të marrë drejtimin duke investuar 1.5 miliardë juanë (rreth 215 milionë dollarë) për të mbështetur mbrojtjen e biodiversitetit në vendet në zhvillim .

Gjatë viteve, Kina ka përkrahur përpjekjet ndërkombëtare në mbrojtjen e biodiversitetit. Ajo ishte ndër të parat vende që nënshkruan dhe miratuan Konventën e Diversitetit Biologjik (CBD) dhe u bë kontribuesi më i madh për buxhetin bazë të CBD-së dhe protokoleve të tij qysh prej 2019.

foto nga VCG

Faza e parë e COP15 në Kunming në tetor 2021/ foto nga VCG

Sipas Librit të Bardhë të Kinës mbi mbrojtjen e biodiversitetit, Kina ka përkrahur mbi 80 vende në zhvillim në mbrojtjen e biodiversitetit në kornizën e bashkëpunimit Jug-Jug.

Brenda vendit, Kina ka shpejtuar vitet e fundit zhvillimin e një sistemi të mbrojtes natyrore në bazë të parqeve kombëtare, përcaktoi vijën e kuqe në mbarë vendin për mbrojtjen ekologjike dhe ka nxitur mbrojtjen e integruar dhe sistematike të maleve, lumenjve, pyjeve, tokave të punueshme, liqeneve, stepave dhe të shkretërirave.

foto nga VCG

Parku kombëtar për pandën e madhe në Kinën Jugperëndimore/ foto nga VCG

 Si rrjedhim, habitatet e kafshëve të egra janë zgjeruar dhe numri i tyre është shtuar në Kinë, sipas librit të bardhë me titull: “Mbrojtja e Biodiversitetit në Kinë”, të publikuar më 2021 nga Zyra e Informacionit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës.

Sipas librit të bardhë, Kina ka krijuar afro 10 mijë rezervate natyrore, sipërfaqet e të cilave përbëjnë 18 për qind të sipërfaqes së përgjithshme të vendit. (Wang Lei/ Eda)

foto nga VCG

Parku kombëtar për burimin e tre lumenjve kryesorë në Kinën Perëndimore/ foto nga VCG