Zv-kryeministri kinez përsërit besimin në rimëkëmbjen ekonomike
2022-12-16 17:43:06

foto/VCG

foto/VCG

Zëvendëskryeministri kinez Liu He shprehu të enjten besim të fortë për rimëkëmbjen ekonomike të Kinës dhe gatishmërinë për më shumë bashkëpunim.

Kina ka besim të madh se ekonomia do të kthehet rimëkëmbet në tërësi vitin e ardhshëm, tha ai në një fjalim të mbajtur në Dialogun e pestë të Liderëve të biznesit BE-Kinë dhe ish-zyrtarë të lartë.

Liu He u shpreh se Kina ka zbatuar politika dhe po shqyrton masa të reja për të përmirësuar situatën e aktiveve dhe detyrimeve të sektorit të pasurive të paluajtshme dhe për të rritur pritshmërinë dhe besimin e tregut.

Ai shtoi se urbanizimi i Kinës është ende në një rrugë relativisht të shpejtë për një periudhë kohore në të ardhmen, që do të thotë kërkesë e mjaftueshme për të mbështetur rritjen e qëndrueshme të sektorit të pronave.

foto/VCG

foto/VCG

Liu tha se bashkëpunimi i tregtisë dhe investimeve është lidhja më e ngushtë e interesave midis Kinës dhe BE-së.

Pala kineze është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me BE-në në fushat e ekonomi-tregtisë, zhvillimit të gjelbër, zhvillimit digjital, financat dhe teknologjinë dhe të ruajë së bashku mekanizimin e tregtisë shumëpalëshe me Organizatën Botërore të Tregtisë në thelb të saj, tha zv-kryeminsitri Liu He.

Liu vuri në dukje se të dyja palët po avancojnë në mënyrë aktive zbatimin e konsensusit të rëndësishëm të arritur në Dialogun e nëntë Ekonomik dhe Tregtar të Nivelit të Lartë, i cili u mbajt me sukses në korrik.

foto/VCG

foto/VCG

"Unë besoj se të dyja palët kanë mençurinë për të nxitur Marrëveshjen e Investimeve Kinë-BE, që është një rezultat i fituar me vështirësi gjatë shtatë viteve negociata," tha Liu.   (Fang Xiaoyu/Eda)