Foto nga VCG
Kompanitë kineze të teknologjisë po shtojnë përpjekjet për të hyrë në fushën e përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale. Ekspertët thonë se AIGC ka të ngjarë të bëhet një motor i ri inovativ i përmbajtjes digjitale, të rishkruajë rregullat e krijimit të përmbajtjes dhe të çlirojë krijuesit njerëzorë nga detyrat e lodhshme dhe me kohë intensive, me një gamë të gjerë aplikimesh në fusha duke përfshirë financat, kulturën, turizmin, arsimin dhe kujdesit shëndetësor.
Kompanitë kineze të teknologjisë po shtojnë përpjekjet për të hyrë në fushën e përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (AIGC), pasi “ChatGPT” i lançuar së fundi, një model i ri “chatbot” i zhvilluar nga laboratori kërkimor i inteligjencës artificiale me bazë në SHBA, “OpenAI”, është bërë shpejt një hit në mbarë botën për shkak të aftësive të avancuara të bisedave.
Duke shfrytëzuar algoritmet e makinerive, “ChatGPT” mund të imitojë përgjigje të ngjashme me njerëzit me përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale (AI) dhe t'i ndihmojë njerëzit me një sërë detyrash si shkrimi i eseve, bërja e propozimeve të biznesit, krijimi i poezive dhe madje edhe kontrollimi i gabimeve në program. Ky produkt i ri ka fituar më shumë se 1 milion ndjekës pas debutimit më 30 nëntor.
Ekspertët thonë se AIGC ka të ngjarë të bëhet një motor i ri inovativ i përmbajtjes digjitale, të rishkruajë rregullat e krijimit të përmbajtjes dhe të çlirojë krijuesit njerëzorë nga detyrat e lodhshme dhe me kohë intensive, me një gamë të gjerë aplikimesh në fusha duke përfshirë financat, kulturën, turizmin, arsimin dhe kujdesit shëndetësor.
“Baidu Inc” lançi në gusht platformën e gjenerimit të artit të fuqizuar nga AI, “Wenxin Yige”, e cila është zhvilluar në kornizën e “deep learning” të kompanisë
“PaddlePaddle” dhe i lejon përdoruesit të plotësojnë një pikturë thjesht duke futur një kërkesë.
“Vitin e kaluar, inteligjenca artificiale ka bërë një hap të madh dhe ka ndryshuar drejtimin e saj teknologjik. AI ka kaluar nga të kuptuarit e fotografive dhe tekstit në gjenerimin e përmbajtjes”,- tha Robin Li, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i “Baidu”.
Li tha se AIGC do të shkatërrojë modelet ekzistuese të prodhimit të përmbajtjes në dekadën e ardhshme dhe inteligjenca artificiale ka potencialin të përmbushë kërkesën masive për përmbajtje me një të dhjetën e kostos dhe njëqind herë ose mijëra herë më shpejt.
Ai tha se ka tre faza zhvillimi për AIGC. E para është faza e ndihmës, në të cilën AIGC ndihmon njerëzit të gjenerojnë përmbajtje. Më pas është faza e bashkëpunimit, ku AIGC shfaqet në formën e avatarëve virtualë që bashkëveprojnë me krijuesit. Faza e fundit është faza e krijimit origjinal, ku inteligjenca artificiale gjeneron përmbajtje në mënyrë të pavarur.
“Jianying”, një aplikacion për modifikimin e videove të shkurtra me inteligjencë artificaile, i lançuar nga firma kineze e teknologjisë “ByteDance”, i lejon përdoruesit të gjenerojnë video kreative duke futur thjesht disa fjalë kyçe ose një paragraf teksti. Platforma e videove të shkurtra “Kuaishou” bëri të ditur se aplikacioni i saj i redaktimit të videove “Yunjian” mund të kryejë më shumë se 80 për qind të punës së prodhimit të përmbajtjes video dhe përmirëson në mënyrë dramatike efikasitetin e krijuesve.
Kompania kineze e internetit “Net-Ease” ka lançuar Tianyin, një platformë për krijimin e muzikës përmes inteligjencës artificiale. Krijuesit mund të personalizojnë një këngë duke futur tekstin dhe më pas të zgjedhin një njeri virtual për të nxjerrë këngën. Për më tepër, kompanitë amerikane si “Google”, “Meta” dhe “Microsoft”, kanë hyrë në grupin e AIGC me rritje të shpejtë.
Chen Duan, drejtor i Qendrës së Zhvillimit të Inovacionit të Integrimit të Ekonomisë Digjitale në Universitetin Qendror të Financës dhe Ekonomisë, tha se përmbajtjet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale (AIGC) do të nxisin inovacionin e industrive, do të çlirojnë në masë kërkesën e njerëzve për të shprehur kreativitetin e tyre dhe do të nxisin evolucionin e modeleve tregtare të prodhimit të përmbajtjes. Edhe pse AIGC është në fazën fillestare të zhvillimit, Chen është i kënaqur me perspektivat e saj.
Konsulenca e tregut “Gartner” parashikon që deri në vitin 2025, inteligjenca artificiale gjeneruese do të përbëjë 10 për qind të të gjitha të dhënave të krijuara, krahasuar me më pak se 1 për qind në vitin 2022 dhe mund të përdoret për një sërë aktivitetesh, të tilla si krijimi i kodit të softuerit, lehtësimi i zhvillimit të barnave dhe marketingu i synuar.
Pan Helin, bashkëdrejtor i Qendrës Kërkimore të Ekonomisë Digjitale dhe Inovacionit Financiar në Shkollën Ndërkombëtare të Biznesit të Universitetit Zhejiang, tha se AIGC tani është në një fazë të bashkëpunimit njeri-makinë, duke shtuar se i duhet kushtuar më shumë rëndësi rolit njerëzor në krijimin e përmbajtjes duke forcuar krijimin e fuqizuar nga inteligjenca artificiale në të ardhmen.
“Ne nuk mund të injorojmë krijimtarinë njerëzore dhe çelësi për promovimin e aplikimit të AIGC qëndron në mënyrën se si të shfrytëzohet krijimtaria njerëzore për të përmirësuar më tej cilësinë e prodhimit të përmbajtjes së inteligjencës artificiale”,- tha Pan.
“Në të kaluarën, teknologjia e lidhur me përmbajtjet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale është përdorur kryesisht në përpunimin e tekstit. Skenarët e saj të aplikimit janë zgjeruar, të nxitur nga pjekuria dhe popullariteti i modeleve të “deep learning”, të cilat kanë aftësitë për të trajtuar tekstin, zërin, kodin, imazhin video dhe lloje të tjera të përmbajtjes”,- tha Guo Tao, nënkryetari i Qendrës së Shërbimit të Ekspertëve të Tregtisë Elektronike të Kinës dhe ekspert i lartë i internetit.