CMG, ndryshime në luftën anti-epidemike në Kinë
2022-12-15 16:36:47

Ditët e fundit, qeveria kineze përmirësoi më tej masat e parandalimit dhe të kontrollit të COVID-19 në klasifikimin e zonave me rreziqe, ofrim të alternativave të reja të karantinës, shpejtim i vaksinimit të të moshuarve etj. Tani, nga metropolet Pekin, Shangai deri në krahina në brendësi të vendit janë lehtësuar në përgjithësi kufizimet në udhëtime si dhe qarkullimin e mjeteve të transportit dhe shoqëria kineze po shkon drejt normalizimit në sektorin e prodhimit dhe jetën e përditshme të banorëve.

Shtohen njerëzit në bulevardin e shëtitjes Nankin në Shangai, 13 dhjetor 2022(Foto:VCG)

Shtohen njerëzit në bulevardin e shëtitjes Nankin në Shangai, 13 dhjetor 2022(Foto:VCG)

Përse Kina zgjodhi tani të ndryshojë këto politika ndaj epidemisë? Ky është një vendim i arsyeshëm dhe shkencor që u mor në bazë të rezultateve të dukshme të punës anti-epidemike në tre vjetët e kaluar, të ndryshimeve të patogjenitetit të variantit të ri të virusit dhe realizimit të kushteve të domosdoshme. Kina me luftën  trevjeçare kundër COVID-19 fitoi  kohë dhe kushte të përshtatshme për optimizimin e politikave.

Që nga fillimi i epidemisë, qeveria kineze dhe PKK-ja kanë vënë gjithmonë jetën dhe sigurinë shëndetësore të qytetarëve në vendin e parë. Duke ndjekur këtë parim, Kina ka trajtuar si duhet shpërthimin e rasteve në Wuhan të vitit 2020, mbi 100 shpërthime masive në përgjithësi dhe ka përballuar goditjet e pesë valëve globale të infektimit. Ndër vendet kryesore të botës, në Kinë është më i ulët numri i të prekurve nga virusi dhe i viktimave. Të dhënat e publikuara të mërkurën zbuluan se në pjesën kontinentale të vendit janë regjistruar rreth 360 mijë raste dhe 5235 viktima.

Turistët në Qionghai, provincë Hainan, Kinë Jugore(Foto:VCG)

Turistët në Qionghai, provincë Hainan, Kinë Jugore(Foto:VCG)

Në saje të menaxhimit të duhur të kontrollit epidemik dhe zhvillimit ekonomiko-shoqëror,në vitin 2021  PBB-ja e Kinës u rrit 8.1%. Në tre tremujorët e parë të këtij viti, vëllimi i import-eksportit i Kinës u shtua 9.9%, duke mbrojtur qëndrueshmërinë e zinxhirit global të furnizimit.

Paketa kundër virusit që shpërndahet në një lagje të distriktit Xicheng, 9 dhjetor 2022, Pekin(Foto:VCG)

Paketa kundër virusit që shpërndahet në një lagje për banorët e distriktit Xicheng gjatë karantinës në shtëpi, 9 dhjetor 2022, Pekin(Foto:VCG)

Më shumë të moshuar kanë bërë vaksinë(Foto:VCG)

Më shumë të moshuar kanë bërë vaksinë(Foto:VCG)

Krahas përmirësimit të politikave anti-epidemike, institucionet studimore brenda e jashtë Kinës kanë parashikuar se vitin e ardhshëm ekonomia kineze do të rimëkëmbet, duke i shtuar më shumë vitalitet rritjes së ekonomisë globale.