Gjata: Studentët me bursë, 3 vite punë në Shqipëri
2022-12-15 18:59:47

Studentët e mjekësisë, të cilët vendosin të trajtohen me bursë nga fondi i ekselencës, duhet të punojnë për 3 vite në Shqipëri. Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, sqaroi se këtij detyrimi do t‘i nënshtrohen të gjithë studentët që trajtohen me bursë, ashtu siç ndodh edhe me studentët e specializimeve.

Nëse studentët e mjekësisë nuk përmbushin detyrimin e përcaktuar, pra punësimin për një periudhë 3-vjeçare në sistemin shëndetësor shqiptar, ata nuk do të mund të punësohen jashtë vendit, citon “RTSH”.

Aktualisht, çdo mjek i ri që përfundon specializimin dhe ka kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë e ka detyrim që të punojë për tre vite atje ku e përcaktojnë strukturat shëndetësore, në të kundërt ka masa financiare për kthimin e pagesës dhe ndalohet për 5 vite të punojë në institucionet shëndetësore publike. (Elona)