MJK, ShBA saboton sistemin tregtar shumëpalësh
2022-12-15 21:25:36

Foto: VCG

Foto: VCG

Në Gjenevë u zhvillua të mërkurën konferenca e OBT-së për të rishikuar politikat e tregtisë të ShBA-së. Kina, BE-ja, Rusia dhe vende të tjera anëtare kritikuan ShBA-në se ajo këmbëngul në politikën e "Amerikës në vend të parë", shpërfill rregullat tregtare shumëpalëshe, zbaton unilateralizmin dhe promovon "shkëputjen" dhe "prishjen e zinxhirëve", duke ndërprerë zinxhirët industrialë globalë të furnizimit.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha se 

“Nga njëra anë, ShBA bëri thirrje për konkurrencën e drejtë dhe nga ana tjetër, ndihmoi industritë e saj të brendshme nëpërmjet subvencioneve diskriminuese në përmasë të madhe për të fituar avantazhe konkurruese. Masa për kontrollin e eksporteve nuk mund të marrë konsensusin e bashkësisë ndërkombëtare. ShBA refuzoi të zbatonte vendimet e shumta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që tashmë kanë hyrë në fuqi, por vazhdoi të vendosë tarifa të larta dhe të njëanshme në masë të madhe sipas  ligjeve të saj të brendshme, veçanërisht të ashtuquajturit "Seksioni 301". ShBA-ja provokoi "shkëputjen", "prishjen e zinxhirëve", "friend-shoring", abuzoi me "juridiksionin me krahë të gjatë" dhe detyron anëtarët e tjerë të OBT-së që të zbatojnë ligjet e brendshme të ShBA-së.”

Zëdhënësi vuri në dukje se ShBA-ja është bërë sabotues i sistemit tregtar shumëpalësh, një manipulues me standarde të dyfishta në politikat industriale, një përçarës i zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit, si dhe një mjeshtër i ngacmimit të njëanshëm. Të gjitha vendet i kanë thënë jo unilateralizmit dhe proteksionizmit të ShBA-së, çka tregon se drejtësia gjendet në anën e tyre. ShBA-ja duhet të korrigjojnë gabimet, të zbatojë rregullat e OBT-së, të ruajë në mënyrë praktike autoritetin e sistemit tregtar shumëpalësh dhe të kthehen në familjen e madhe të multilateralizmit sa më shpejt, theksoi ai. (Li Huailiang/Eda)