Kina, fokusi i parandalimit dhe kontrollit të epidemisë zhvendoset nga parandalimi dhe kontrolli i infeksionit në trajtimin mjekësor
2022-12-15 21:21:25

Foto: VCG

Foto: VCG

Mekanizmi i përbashkët i Këshillit të Shtetit të Kinës për parandalimin dhe kontrollin e Covid-19 mbajti të enjten një konferencë shtypi për të paraqitur situatën e garancisë së shërbimeve mjekësore të nivelit bazë.

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Mi Feng tha se aktualisht fokusi i parandalimit dhe kontrollit të epidemisë është zhvendosur nga parandalimi dhe kontrolli i infeksionit në trajtimin mjekësor. Lagjet dhe zonat rurale janë kilometri i fundit i shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore, ndërsa mjekët familjarë dhe ata në zonat rurale janë rojet e shëndetit publik. Agjencitë bazë të mjekësisë dhe shëndetësisë luajnë rol të rëndësishëm në nxitjen e klasifikimit dhe shtrehimin e të infektuarve, monitorimin dhe menaxhimin shëndetësor për grupet me rrezik dhe për garantimin e shërbimeve mjekësore për grupet kryesore si të moshuarit dhe fëmijët.

Në përgjigje të situatës pandemike, ashpërsisë së sëmundjes, urgjencës etj., duhet të shpërndahen burime mjekësore në mënyrë të arsyeshme, dhe të rrtet më tej efikaciteti e cilësia e tyre. Duhet të forcohen monitorimi shëndetësor dhe garancia e shërbimeve për grupet me rrezik dhe të ofrohen në kohë konsultimet dhe udhëzimet. Duhet të shtohen klinikat  pë trajtimin e virusit pranë institucioneve mjekësore dhe shëndetësore bazë dhe të konsolidohet linja e parë mbrojtëse për diagnostikimin primar në bazë. (Li Huailiang/Eda)