Kryeministri britanik: Do të vendosim oficerët tanë në aeroportin e Tiranës
2022-12-15 19:25:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi deputetët për marrëveshjen e re që ka arritur me Shqipërinë për procesin e ri për trajtimin e kërkesave për azil nga shqiptarët. Kjo marrëveshje, sipas Sunak, do të sigurojë që shumica dërrmuese e kërkesave për azil nga shqiptarët të refuzohen dhe ata të kthehen pas, citon “RTSH”. Sipas kryeministrit britanik, Shqipëria është një vend i sigurt dhe nuk ka asnjë arsye që emigrantët të kërkojnë azil, ndaj ata do të kthehen menjëherë në vendin e tyre të origjinës.

Gjithashtu, për të frenuar emigrantë e paligjshëm për herë të parë Britania e Madhe ka rënë dakord me qeverinë shqiptare që të vendosë oficerë të forcave kufitare në aeroportin e Tiranës.

“Një e treta e të gjithë atyre që mbërritën me varka të vogla këtë vit, gati 13.000, janë shqiptarë. E megjithatë, Shqipëria është një vend evropian i sigurt dhe i begatë. Konsiderohet e sigurt për kthime nga Gjermania, Franca, Italia, Suedia. Vetë kryeministri i Shqipërisë ka thënë se nuk ka asnjë arsye pse nuk mund t'i kthejmë menjëherë azilkërkuesit shqiptarë.

Vitin e kaluar, Gjermania, Franca, Suedia refuzuan pothuajse 100% të kërkesave shqiptare për azil. Megjithatë, shkalla jonë e refuzimit është vetëm 45%. Kështu nuk duhet të vazhdojë. Ndaj mund të shpall një marrëveshje të re me Shqipërinë dhe një qasje të re për trajtimin e emigrantëve”,- tha Sunak. (Elona)