Kinë, numri i të vaksinuarve mbi 60 vjeç arrin në rreth 240.22 milionë
2022-12-14 21:59:33

Foto: VCG

Foto: VCG

Mekanizmi i përbashkët i Këshillit të Shtetit të Kinës për parandalimin dhe kontrollin e Covid-19 mbajti të mërkurën një konferencë shtypi për të paraqitur situatën e vaksinimit.

Siç raportohet, deri të martën në Kinë janë bërë 3.45 miliardë doza vaksinash dhe numri i përgjithshëm i të vaksinuarve arriti në rreth 1.31 miliardë, ndërsa numri i të vaksinuarve me të gjitha dozat është rreth 1.27 miliardë, duke zënë përkatësisht 92.73 dhe 90.37 për qind të popullsisë kineze.  

Rreth 816 milionë veta kanë bërë dozën përforcuese. Numri i të vaksinuarve më shumë se 60-vjeçarë ka arritur në rreth 240.22 milionë, ndërsa numri i përgjithshëm i të vaksinuarve plotësisht mbi 60 vjeç ka shkuar në afro 228.64 milionë, duke zënë përkatësisht 91 dhe 86.6 për qind të grupmoshës mbi 60-vjeçare të Kinës. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Rreth 184.18 milionë veta kanë kryer imunizimin e përforcuar. Numri i të vaksinuarve më shumë se 80-vjeçarë është 27.73 milionë, kurse numri i të vaksinuarve më shumë se 80 vjeç me të gjitha dozat arriti në 23.76 milionë, duke zënë përkatësisht 77.5 dhe 66.4 për qind të popullsisë mbi 80-vjeçare së Kinës. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve më shumë se 80 vjeç me dozë përforcuese arrin në 15.15 milionë.

Sipas hulumtimeve dhe praktikave klinike brenda dhe jashtë Kinës, njerëzit mbi 60 vjeç, veçanërisht të moshuarit mbi 80-vjeçarë, dhe njerëzit me sëmundje bazë, janë më të prirur për t’u sëmurur në forma të rënda ose kritike nga virusi i COVID-19, prandaj ata përfitojnë më shumë nga vaksinimi. (Li Huailiang/Artan)