Dimri është stina më e ftohtë e vitit prandaj duhet të tregohemi tepër të kujdesshëm gjatë kësaj stine. Mjekët kinezë theksojnë rëndësionë e mbrojtjes nga i ftohti dhe era dhe për ruajtjen e temperaturës së trupit. I ftohti i tepërt ndikon sistemin kardiovaskular, po ashtu ju shkakton probleme në sistemin e frymëmarrjes, endokrinal, probleme në lëkurë etj.
Dimri është stina e rezervimit të energjisë "Yang"
nga VCG
Për shkak të ftohtësisë në dimër, mund të kenë më shumë probleme në qarkullimin e gjakut dhe të energjisë chi në trup. Kjo shkakton sëmundje ose përkeqësimin e sëmundjeve të vjetra.
Në dimër, rezervohet energjia "Yang", qarkullimi i energjisë chi dhe gjakut ngadalësohet dhe ulet niveli i djersitjes. Veshka është organi ujit që lulëzohet në dimër, prandaj duhet t'i kushtojmë vëmendje ruajtjes së shëndetit të veshkave.
Në dimër, thahen bimët dhe mungojnë ngjyrat. Kjo pamje e zymtë mund të na sjellë rënie të humorit dhe zemërim, depresion sezonal etj.
Karakteristika kryesore e dimrit është ftohtësia, e cila mund të ngacmojë energjinë "Yang" të trupit. Pas dëmtimit të energjisë "Yang", funksionet fiziologjike mund të frenohen. Fenomenet e zakonshme të dëmtimit të energjisë "Yang" përfshijnë dhimbjen e stomakut, të kockave etj
Veshka është organi i dimrit. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, veshka është baza e rezervës dhe burimi i jetës. Ky organ mund ta rregullojë sistemin e trupit për ta përshtatur ndryshimin e klimës në dimër, duke shmangur sëmundjet. Prandaj, sekreti i ruajtjes së shëndetit në dimër është kujdesi ndaj veshkave dhe mbrojtja nga sulmi i ftohtësisë.
Sugjerimet konkrete të mjekësisë tradicionale kineze përfshijnë: fjetja e herët dhe ngritja vonë Garantimi i gjumit të mjaftueshëm favorizon rezervimin e energjisë "Yang". Duhet të visheni me rroba të trasha për ta mbrojtur vetën nga i ftohti.
Temperatura e shtëpisë duhet të jetë e përshtatshme. Në dimër, mjedisi i jashtëm është shumë i ftohtë dhe ekziston ndryshimi i madh i temperaturës jashtë dhe brenda. Temperatura e dhomës duhet të ruhet nga 16-20 gradë. Më ideale do të ishte temperatura 18 gradë. Niveli i lagështisë duhet të jetë 30-80%. Përveç kësaj, në dimër duhet të hapen dritaret për ajrosje për të shmangur bakteriet të cilat shumohen në ambjente të nxehta.
Në dimër, duhet të flemë herët dhe të ngrihemi më vonë. Orari më i përshtatshëm për zgjimin në mëngjes është daljes së diellit. Duhet të flini herët në darkë për të rezervimin e energjisë "Yang" dhe të ngrohtësisë së trupit.
nga VCG
Ushqimi që duhet të konsumoni në dimër
Dietologët kinezë sugjerojnë që në dimër duhet të konsumoni ushqime të buta dhe të ngrohta. Sipas karakteristikave të trupit, mund të përzgjedhni ushqimet me nxehtësi të lartë dhe proteina të pasura, si mish, fasule, arra, gështenja etj.
nga VCG
Mos hiqni dorë plotësisht nga stërvitja në dimër
Për shkak të klimës së ftohtë në dimër, shumë njerëz nuk dëshirojnë të zhvillojnë stërvitje jashtë shtëpisë. Por, stërvitja në dimër favorizon shëndetin e trupit. Shëtitja, vrapi i lehtë gjimnastika etj., janë llojet më të përshtatshme të stërvitjes në dimër. Meqenëse në dimër muskujt janë më të ngurtë dhe lakueshmëria e kyçeve s'është e mirë këshillohet që të bëni nxemje përpara stërvitjes. Të moshuarit dhe fëmijët nuk duhet të bëjnë stërvitjet tepër të forta.
Rrezet e diellit në dimër favorizojnë shtimin e energjisë "Yang"
Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, metoda më e mirë e ruajtjes së shëndetit është veprimi që përputhet me ligjet e natyrës. Rrezet e diellit në dimër janë shumë efikase për ruajtjen e shëndetit. Dielli mund t'na japë energjinë e "qiellit", duke stimuluar rritjen e energjisë "Yang" në trup. Ndriçimi i diellit në dimër mund të shtojë qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe organet e brendshme, të forcojë metabolizimin dhe imunitetin.
nga VCG
Jini optimistë
Pika e rëndësishme e ruajtjes së shëndetit në dimër është rezerva. Duhet të ruani një gjendje të qetë të brendshme dhe të pakësoni luhatjet e humorit , duke mbajtur një qëndrim pozitiv. Mos u merrni me vogëlsira. Personat që janë të irrituar këshillohet të bëjnë më shumë shëtitje në diell apo dhe aktivitete të tjera që e qetësojnë.