Civici: Duhet të fokusohemi te agropërpunimi
2022-12-14 15:22:43

Qeveria shqiptare është e kënaqur me shifrat e eksporteve të fruta- perimeve vendase drejt vendeve të tjera. I pranishëm në Edicionin e  tretë të  Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Agroteknologjisë, i organizuar nga Expocity Albania, Zv Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Enio Civici deklaroi se Shqipëria është konkuruese me eksportet e saj.

Agroperpunim (Foto agroweb.org)

Agroperpunim (Foto agroweb.org)

Ne historikisht kemi qenë konkurues me kohën e prodhimit, e cila lidhet me natyrën, me temperaturat, me pozicionin tonë gjeografik, sepse dalim më parë në treg se të tjerët dhe njëkohësisht dalim dhe më vonë kur gjithë të tjerët kanë mbaruar. Ndërkohë që vitet e fundit, shifrat e tregojnë se kemi një rritje cilësore të prodhimit tonë, sepse ndryshe tregjet e huaja nuk ta pranojnë prodhimin, ashtu siç kanë bërë më përpara. Në katër apo pes vitet e fundit vazhdon rritja dhe unë do t’ju jap dhe shifrat e fundit të dhjetëmujorit që flasin pikërisht për rritjen mbi 50% në vlerë, mbi 40% në sasi, ku kryesojmë me perime dhe fruta, por kemi dhe materiale të përpunuara” theksoi Civici.

Sipas tij në bujqësinë shqiptare ka nevojë që të bëhet   më shumë në drejtim të përpunimit.

“Ajo ku ne duhet të investohemi dhe çka besoj ky panair por dhe të tjerë jashtë shtetit, ku ne çojmë kompanitë shqiptare është përpunimi, agropërpunimi në rastin konkret, vlera e shtuar e një produkti. Mos shesim më një produkt primar siç del, siç e prodhon toka, por ta përpunojmë atë, t’i rrisim vlerat, të fitojmë më shumë, të punësojmë më shumë njerëz, të aplikojmë industri të shumta dhe unë këtu shoh nga imputet dhe deri tek makineritë fundore të punës në tokë janë të gjitha këtu.”- tha Civici.

Agroperpunim (Foto shqiptarja.com)

Agroperpunim (Foto shqiptarja.com)


Një hap i rëndësishëm sipas Zv, Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është futja e tekneologjisë edhe në bujqësi.

“Të rinjtë, unë besoj dhe të gjithë Ministria e Bujqësisë dhe qeveria shqiptare besojnë se janë të udhëhequr nga risitë, përmirësimet, zhvillimet, veçanërisht ato teknologjike por edhe ato që lidhen me protokollet e prodhimit apo edhe metodave të punës. Panairet janë dhe ne besojmë dhe ashtu jemi angazhuar dhe deri tani ka rezultuar shumë e suksesshme, mënyra më e mirë për t’u njohur me risitë teknologjike, përmirësimet e industrive të ndryshme, rregullimet e kushteve të punës, shërbimet sa më të specializuara dhe më të dedikuara në varësi të kërkesës së fermerit apo një prodhuesi tjetër janë agora e vendit ku ti meson. ExpoCity tashmë me vitin e tretë dhe ne si Ministri e Bujqësisë kemi qenë pjesë e gjithë organizimit dhe bashkëpunimit për këtë event kaq të rëndësishëm, që është kthyer në një ndër polet serioze, udhëheqëse të risive teknologjike që zbatohen, aplikohen, investohen në Shqipëri në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.”- u shpreh Enio Civici.

Kompanitë shqiptare por edhe të Kosovës, sipas zëvendësministrit Civici gjithnjë e më shumë po bëhën konkurrente dhe kjo shihet në pjesmarrjen në panaire.

Enio Civici (Foto Shqiptarja.com)

Enio Civici (Foto Shqiptarja.com)

“Ky është lajm i jashtëzakonshëm. Këtë diskutim po bënim dhe me organizatorët që numri është edhe më i madh se vitet e tjera, por mbi të gjitha edhe prezantimi i tyre është shumë cilësor dhe më i qartë se vitet e tjera, çka tregon se edhe kompanitë e Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera janë duke u përmirësuar dhe duke u kthyer në konkurrentë të denjë përballë konkurrentëve të rajonit, por mbi të gjitha konkurentë të denjë kundër palëve të tyre në BE apo edhe më shumë.”- shprehet Zv.Ministri Civici.

Qeveria, sipas  tij, po punon që të krijojë lehtësira për të gjitha  kompanitë për të rritur më shumë aktivitetin ekonomik.